Mbi 2 mijë fermerë kanë aplikuar përmes portalit e-Albania në më pak se 10 ditë, për të përfituar mbështetje financiare nga qeveria për kultivimin e grurit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha për ATSH-në, se vetëm në ditët e para të aplikimeve në javën e parë ne kemi gati 2000 aplikime për një sipërfaqe shtesë prej 15 mijë ha.
“Deri më tani s’kemi patur problematika në aplikime dhe mendojmë që kjo skemë dhe buxheti i vënë në dispozicion do të ezaurohet brenda vitit”, deklaroi Krifca.
Në total qeveria ka vënë në dispozicion 500 milionë lekë për financimin e fermerëve që të shtojnë sipërfaqet me grurë, aplikimet do te jenë të hapur deri në 23 shtator.
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e agropikave dhe agjencive rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor.
Pagesat do të kryhen brenda vitit 2022 për sipërfaqet e mbjella dhe të kontrolluara në parcelë.