Sulmi kibernetik ndaj sistemeve qeveritare dhe ai ndaj sistemit TIMS, dy ditë më parë po hetohet në një dosje të vetme, pasi ka dyshime të forta se janë kryer nga i njëjti grup hakerash, prapa të cilëve dyshohet të jetë Republika Islamike e Iranit. Grupi hetimor i kryesuar nga Bledar Valikaj, i cili po asistohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ka kërkuar ndihmën e disa shteteve të huaja.

Burime pranë ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se nëpërmjet 18 letërporosive, të cilat janë dërguar në shtete të ndryshme, kërkohet identifikimi i IP, të cilat rezultojnë të jenë të lëvizshme dhe përmes tyre janë sulmuar sistemet qeveritare dhe ai TIMS.

Grupi hetimor pritet të bëjë të dosjes është një raport të kompanisë “Microsoft”, e cila u thirr nga qeveria shqiptare, për të bërë investigimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë në muajin korrik. Kompania thotë se arriti të gjurmojë 4 grupe sulmuesish të lidhur me shërbimet inteligjente të Iranit. Sipas Microsoft, fillimisht hakerat ndërhynë në një server të pambrojtur të faqes administrata.al, në maj të vitit të kaluar që është edhe thyerja e parë e sistemit. Sulmi u përshkallëzua dhe korrik të 2022, hakerat tentuan inkriptimin dhe fshirjen e të dhënave në server, por sipas kompanisë sulmi dështoi.

Kompania thotë nga investigimi rezultoi se njëri prej grupeve, që u përfshi në hyrjen fillestare dhe vjedhjen e të dhënave, është i lidhur me EUROPIUM, një grup i lidhur publikisht me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit. Mikrosoft thotë gjithashtu se janë zbuluar edhe të dhëna të tjera, që e lidhin sulmin me Republikën Islamike të Iranit.

Sulmi kibernetik tensionoi edhe me shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit. Qeveria dëboi nga vendi të gjithë diplomatët iranianë dhe stafin e ambasadës. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit janë të tensionuara prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare strehoi anëtarët e grupit Muxhahedin, një grup opozitar ndaj regjimit në Teheran. Irani i konsideron anëtarët e MEK si terroristë dhe përgjatë këtyre 9 viteve janë shënuar një sërë incidentesh, përfshirë dëbimin e disa diplomatëve iranianë, apo arrestimi i një ish-anëtari të kampit muxhahedin nën dyshimet për terrorizëm./Balkanweb/

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.