Analisti Ben Andoni në një intervistë për RTV Ora tha se vendi ynë është ndihmuar shumë nga partnerët lidhur me sulmin kibernetik që erdhi nga Irani.

Sipas tij, situata mes Shqipërisë dhe Iranit do të vazhdojë që të jetë shqetësuese, pasi ne kemi strehuar jen pjesë të muxhahedinëve këtu.

Andoni: Të gjithë vendet janë bërë koshiente për ndihmën që i duhet dhënë Shqipërisë për këto sulmet. Edhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë, sepse nuk duhet të jemi duke pritur ndihma të të tjerëve. Kështu thonë burimet e informacionit të DASH dhe kryeministrit tonë, e organet inteligjente duhet t’i besojmë, sepse përndryshe e keqja do të kishte triumfuar. Irani do të përbëjë një pjesë problematike sepse kemi një pjesë të muxhahedinëve këtu dhe që i mbrojmë duke u krijuar kushte. Irani ka një hapësirë të madhe territoriale dhe ka shumë burime, duke qenë një nga venet kryesore të gazit.

 

Irani do të ngelet një faktor ndërkombëtar dhe nëse do të pasurojnë uranium dhe do të kenë ardhme bërthamore do të jenë të frikshëm. Unë besoj në arsye, sepse kam parë një lloj ndihme indirekte nga vende të ndryshme kur ata kanë pasur probleme. Ato e kanë ndihmuar Iranin. Besoj se Irani do të tërhiqet disi.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *