Politike

Tahiri kërkon kokën e Xhafës? Ish ministri zbulon klanin brenda PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar lajmin që qarkullon në aktualitetin politik për akuzat që rëndojnë ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj. Manjani theksoi se dorëheqja e Xhafajt nuk është vetëm betejë opozitare por është gjest i domosdoshëm publik.

Kush e kërkon kokën e Xhafajt?
Nuk është beteje opozitare. Është një gjest publik i domosdoshëm. Nëse opozita s’do e bënte këtë, do bënte krim. Do preferonim që të kishim standarde, kjo është një çështje e së drejtës. Nuk e përjashtoi edhe luftën e brendshme. PS ka shumë lufta të brendshme. Kemi dëguar shumë, që sikur po krijohet një klan tjetër. Ministria e Brendshëm që përkëdhelen nga kryeministri, që janë pjesë e skemës, si heq asnjë presje asaj që shpjegoi Strazimiri, provojnë edhe debate mes socialistëve. Brenda qeverisë ka edhe pakënaqësira. Kur sheh një ministër që është ‘super super’ që di çdo gjë, patjetër që kolegu bëhet keq.

A fshihet Tahiri pas kësaj?
Nuk dua të spekulojë për këtë. Tahiri ka halle të tjera tani dhe jo të vogla në këtë rast.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: