Lajme

TAP mbështet Panairin e Produkteve Tipike të Skraparit (Foto)

Panairi i Produkteve Tipike të zonës së Skraparit ka mbledhur bashkë fermerët dhe prodhuesit e kësaj zone për të ekspozuar dhe promovuar produktet e tyre

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka mbështetur nismën e Bashkisë së Skraparit për të organizuar me datë 27 shtator 2017 Panairin e Produkteve Tipike të kësaj zone.

Panairi i Produkteve Tipike të zonës së Skraparit ka mbledhur bashkë fermerët dhe prodhuesit e kësaj zone për të ekspozuar dhe promovuar produktet e tyre. Ky është viti i gjashtë që organizohet panairi. Në sheshin qendror të Çorovodës banorë vendas dhe turistë u mblodhën për të provuar ushqimet dhe prodhimet tipike të Skraparit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, tha: “TAP është një nga investitorët më të mëdhenj në rajonin e Skraparit që ka kontribuar në në infrastrukturë, punësim dhe investime sociale të realizuara me standarde dhe cilësi shumë të lartë. Falë bashkëpunimit me TAP është organizuar edhe ky panair.”

Skrapari është një zonë me kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë si edhe me mundësi të shumta për turizmëm.

TAP, në bashkëpunim me Bashkinë e Skraparit, tashmë ka realizuar një sërë investimesh për zhvillimin e kësaj krahine. TAP ka ndihmuar me ndërtimin e dy pikave panoramike mbi kanionin e Osumit, rikonstruksionin e urës në qendër të qytetit duke e bërë dy-kalimshe dhe rehabilitimin e rreth 36 kilometra rrugë. Për më tepër, është drejt përfundimit edhe rruga e by-pass-it të Çorovodës. Të gjitha këto investime do t’i japin hov rritjes ekonomike të zonës duke përmirësuar jetesën e banorëve.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: