OpinionTe gjitha

Të duket se rilindja është një tren që ecën me ritëm më të shpejtë se koha drejte skandaleve…

Të duket se rilindja është një tren që ecën me ritëm më të shpejtë se koha drejte skandaleve. Njëri pas tjetrit, pa u shuar mirë jehona e skandalit të parë, një tjetër edhe më i ndyrë, shtyhet ti zërë vendin. Xhafa ndjek Tahirin, Tahiri Frrokun, Frroku Nokën, Noka Roshin, Roshi Shukriun, krim, droge dhe propagand, pas të cilave qëndron kryeministri. Të gjithë pasagjerë të trenit rilindas që vrapon me pahir drejt një skandali të ri, drejt një krimi të ri, drejtë një trafiku të ri, drejt një korrupsioni të ri. Përballë një popull që e ka kapur ankthi dhe stresi nga zhurma e trenit, nga rreziku prej ajrit të ndotur që lë pas ky tren që futet me gjithë helmet e tij në cdo shpirt e zemër të pastër duke i vrarë e mbytur ashtu pa u ndjerë fare. Ka mbetur vetëm arratisja për të shpëtuar prej kesaj gjendje. Ikja prej këtij vendi ku shkëlqen pranvera, ku toka, dielli, qielli, të bëhen nënë e atë, dashuri mbi dashuritë. Nga Arben Abazaj

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: