Ndotja në Vlorë është kthyer në një shqetësim të madh sidomos për banorët e lagjes “1 Maji”, ku mbeturinat kanë zënë hapësira të mëdha. Banorët thonë se institucionet nuk po kryejnë punën si duhet, ndërsa situata përsëritet herë pas here.

Kjo është situata pothuajse e përditshme në zonën e Pyjores në Vlorë.

Mbeturina të papastruara të hedhura vend e pavend tregojnë neglizhencën e Bashkisë në mbajtjen pastër të ambientit.

Për qytetarët, situata është kthyer në shqetësim real që po ua vështirëson jetën.

“10 vjet me këto mbeturina.”

“Është malarie e gjallë. Shteti pse nuk i përgjigjet taksapaguesit?”

Ata thonë se institucionet nuk po kryejnë punën si duhet, ndaj hedhin akuza ndaj tyre.

“E ka fajin Bashkia që rri gjithë ditën në zyrë dhe nuk bëjnë asgjë. Ku është kryetari i bashkisë?”

“Është turp që vijnë turistë të huaj këtu.”

Thonë se taksat i paguajnë, ndërsa shërbimet nuk kryhen, madje as në sezon turistik kur mijëra persona zgjedhin Vlorën si destinacion.

“Turistët bëjnë gabim që vijnë në Shqipëri, këtu është për ikur dhe jo për të ardhur.”

“Kryetari i Bashkisë të vijë ta pastrojë se është zonë turistike, duhet të jetë xham”.

Vetëm pak ditë më parë Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka vendosur të gjobisë kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, për keqmenaxhimin e situatës me mbetjet urbane, ndërsa kjo agjenci e arsyetonte vendimin duke thënë se Agjencia e ka nuk janë marrë masat e duhura për pastrimin e qytetit edhe në një kohë kur është në kulmin e sezonit turistik./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.