Çifti Kadiu në një fshat të Klosit ka refuzuar një fond të qeverisë, për shtëpinë e tyre të dëmtuar nga tërmeti i 2019. Sipas tyre ekspertët e kanë nxjerrë shtëpinë e pabanueshme, ndërsa qeveria u dha atyre vetëm 120 mijë lekë të reja, që sipas çiftit nuk mjaftojnë për asgjë.
Klos- Një ndër familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në Bashkinë e Klosit është edhe kjo e Hakik Kadiut nga fshati Bejnë.
Ndonëse sipas familjarëve, banesa është shpallur nga Komisioni si e pabanueshme, qeveria këtë vit akordoi në ndihmë të tyre një fond prej 120 mijë lekësh.
Por të zotët e shtëpisë Hakik e Pashe Kadiu thonë se shuma e vendosur në dispozicion nga shtetim, është qesharake.
“Nuk i kam marrë hala por thonë 120 mijë lekë. Sa për të blerë 20 tjegulla ose një derë të thjeshtë” thotë Hakik Kadiu.
Kryefamiljarja tregon se prefektura e ka nxjerrë të pabanueshme ndërkohë në letër thuhet pjesërisht.
Më tej çifti Kadriu, thotë se do ta refuzojë këtë fond, i cili nuk mund të përdoret për asgjë.
“Po pse me 100 mijë përmirësohet shtëpia. Kjo është tallje. Çfarë të bëj me 100 mijë lekë. E kam konsideruar ta refuzoj”
Kryefamiljari Hakik Kadiu thotë se ndjehen të rrezikuar për jetën teksa vijojnë të jetojnë ende në këtë banesë e tejet dëmtuar nga tërmeti, që nga çatia e deri tek themelet./oranews