Kuriozitete

Thatësira nxjerr në dritë vendbanime prehistorike në Britaninë e Madhe

Një fermë romake, varre apo qendra banimi të Epokës së Hekurit.

Thatësira që ka përfshirë Britaninë e Madhe këtë verë ka nxjerrë në dritë gjurmë në fusha, që zbulojnë vendndodhjen e veprave që datojnë deri në parahistori.

Për t’i zbuluar ato, disa arkeologë po monitorojnë nga ajri fshatin britanik ku kanë fotografuar plasaritjet e pazakonta të tokës ku shfaqen motive të veçanta gjeometrike, që paraqesin të dhëna rreth biologjisë së bimëve, dëshmi e një aktiviteti të largët njerëzor.

‘’Kjo valë e të nxehtit ka ofruar kushtet perfekte në mënyrë që arkeologët tonë të mund të monitorojnë shtresat e tokës’’, u shpreh Duncan Wilson, drejtor i përgjithshëm i ‘’Historic England’’, një organ publik përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë, e cila drejton këtë punë kërkimore.

”Këto zbulime janë elektrizuese”, shtoi ai.

Këto gjurmë shfaqen pasi gjurmët ndryshojnë produktivitetin e tokës, aty ku janë ndërtuar mure më pas janë fshirë me kohën, gurët frenojnë rritjen e bimëve në sipërfaqe, që rezistojnë mesatarisht më pak në periudhën e thatësirës.

Fotot ajrore të ”Historic England” shfaqin gjithashtu livadhe me bar të zverdhur nga nxehtësia, me segmente dhe rrathë më të qartë apo më të theksuar në ngjyrë, që zbulojnë vendndodhjen e ndërtimeve dhe të themeleve të mureve.

Analiza e stereotipeve të para mundësoi zbulimin e disa varreve parahistotike, si dhe vendndodhjen e dy monumenteve me shumë mundësi të ndërtuara në periudhën e neolitit, midis 3 600 dhe 3000 para Krishtit, pranë qytetit Milton Keynes, rreth 100 kilometra në veri të Londrës.

Analiza zbuloi gjithashtu pozicionin e vendbanimeve në formë rrethi që datojnë në Epokën e Hekurit, si dhe rrënoja të Epokës së Bronzit, në Cornouailles.

“Është e pazakonte një periudhë kaq e gjatë me temperatura ekstreme. Hera e fundit ishte në vitin 2011, dhe kemi zbuluar 1500 qendra, kryesisht në terrene argjilore në lindje të Anglisë’’, theksoi Helen Winton, drejtuesja e monitorimit nga ajri dhe filmimeve nga ajri./atsh

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: