Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Në kuadër të operacionit “Savona” u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit J. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë, njofton policia.