Politike

Toyota me 3.4 milionë euro, PD tregon përse Taulant Balla mund ta ketë bërë kallëzimin në gjykatën e gabuar

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla, lidhur me akuzat për implikim në ngarkesën me 3.4 milionë euro në makinat ‘Toyota Yaris’. Përmes një njoftimi, PD thotë se në argumentat e kryetarit Lulzim Basha theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me qëllim;

1-zvarritjen e çështjes

2-krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë

3-mashtrimin e opinionit publik

Në vijim të njoftimit, selia blu shton se:

“Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: