radita e fotos në “ballkonin” e Llogorasë nuk është aspak zakon i kohëve moderne. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka publikuar një foto të viteve ’30-’40 dhe është po e njëjta pamje, përveç faktit që është një foto bardhezi.

Janë disa vende që kthehen vetvetiu në atraksione turistike për shkak të pamjes spektakolare që ofrojnë. Një nga këto vende është edhe rruga piktoreske e Llogorasë. Në fakt nuk bëhet fjalë për të gjithë segmentin rrugor i cili ka kthesa të forta por për një vend nga ku mund të shohësh nga lart kthjelltësinë e detit të bukur të Jonit dhe natyrën çlodhëse.

Përpara pushimeve në jug të vendit ose pas tyre, shumë qytetarë ndalojnë natyrshëm për të bërë foto e “selfie” në ballkonin e famshëm të Llogorasë.

Por me sa duket ky ballkon nuk është bërë i famshëm kohët e fundit, pasi fotoja që arkivi publikon dëshmon që “ballkoni” i Llogorasë ka qenë vendpushim për foto, që në fillimet e shekullit të kaluar./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *