Një vajzë vetëm 4 vjeç ka vdekur në mënyrë tragjike nga etja pasi varka në të cilën ndodhej mbeti në det për 10 ditë.

Vajza me origjinë iranianë, e cila ishte refugjate ndodhej në varkë sëbashku me prindërit, motrën e saj dhe rreth 60 persona të tjerë.

Ata ishin nisur nga Libani për një jetë më të mirë në Europë.

“Anija ishte në zonën Sar (Kërkim dhe shpëtim) ​​të Maltës – shpjegon aktivisti Noëal Soufi, i cili mori SOS, dhe menjëherë njoftova autoritetet e Valettës. Pas një dite më thanë se po afrohej një anije:

“Shpëtimi është vetëm çështje kohe”, më thanë”. Por kjo nuk ndodhi. Varka kishte filluar të fundosej,” tha ai.

Ata u shpëtuan rastëtsisht nga një anije mallrash, por për vajzën e vogël nuk kishte më shpresë.

Ajo kishte vdekur tashmë nga mungesa e ujit të pijshëm. Motra e saj u shtrua gjithashtu në spital asi kishte konsumuar ujë të kripur me tepricë për të shuar etjen, shkruan media italiane.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *