Aktiviste Ilirjana Kuçana, një e afërme e familjes së përfshirë në tragjedinë e Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

“Kjo është një temë që kam zgjedhur të flas më parë sepse nuk është e këndshme aq më tepër kur je familjare. për familjen tonë është shumë e freskët dhe prezente dhimbja.

Blendi është larguar 17 vjeç nga Shqipëria, vinte cdo verë për pushime nga dashuria e malli për atdheun e familjen.

Edhe këtë verë ndodhi e njeta gjë, ishte dita e dytë e pushimeve kur ndodhi tragjedia.

Është një ngjarje e cila ishte paralajmëruar, është e dhimbshme të kesh fëmijën për dore e të ta marin nga dora. Flas edhe si nënë, është e pashpjegueshme.

Në rastin konkret Jonada nuk kthehet, por kërkojmë të mbahet përgjegjësi për të dhe Jonadat e tjera të Shqipërisë.

Prindërit e saj janë të admirueshëm për forcën që kanë gjetur për tu kujdesur për djalin, përtej dhimbjes që iu mor drita e syve, dhimbja të e papërshkrueshem. Jonada nuk ishte sit ë gjithë fëmijët e tjerë.

Ishte ëngjëll dhe jam e sigurt që do të kujdeset nga lart për prindërit dhe vëllain e saj. Mbështetja e gjithë shqiptarëve u ka lehtësuar dhimbjen. Ata nuk janë vetëm”, tha ajo.

Sipas saj, e gjitha është politike sepse dikush duhet të mbajë përgjegjësi por jopartiake.

“Në një vend normal ministri do të kishte dhënë dorëheqjen dhe jo të shkarkohej”, u shpreh ajo.

Ajo ka prekur edhe pjesën kur në protestën e fundit e organizuar përpara Ministrisë së Brendhsme, ku ka telefonuar live kryeministrin Edi Rama.

“Kur kishte hall të madh kryeministri me studentët në 2018 më ka telefonuar. Aty ja kisha edhe numrin. E mora të hapte telefonin e të përgjigjej duke menduar si prind”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se policia ka qenë jo serioze me qendrimet e saj duke e akuzuar autorin fillimisht për Vrasje nga pakujdesia.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.