Një 59-vjeçar është vënë në pranga, pasi transportonte 14 emigrantë të paligjshëm përkundrejt fitimit.

Shtetasit me iniciale H. A. banues në Durrës, iu sekuestrua një automjet, dy aparate celulare dhe 1500 € të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal.

Në operacioni policor të koduar “Tranzit 14” u proceduan penalisht edhe emigrantet të cilët do kalonin kufirin për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

I arrestuari u kap nga policia në Vorë me emigrantët të cilëve, që iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.