Një tjetër plantacion me afro 4000 rrënjë kanabis u gjet mëngjesin e së premtes në zonën malore të malit të Olimpit në Greqinë veriore.
Sipas informacioneve të para ende të pa konfirmuara,janë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët kujdeseshin për rritjen dhe grumbullimin e pemëve të kanabisit.

Mësohet se lartësia e tyre varion 1-3.5 metra, ndërsa sasia e drogës është mbi 3 ton.

Vlen të përmendet se dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm kultivimi i kanabisit në vend, pasi trafikantët preferojnë ta prodhojnë lëndën narkotike në vend duke shmangur kontrollet kufitare.

Gjendja është alarmante thonë drejtues të lartë të policisë helene. Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq prodhim të kanabisit në vend.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.