Arrestohen shtatë shpërndarës droge, katër përfunduan në burg dhe tre në arrest shtëpie. Sekuestrohen kokainë dhe marihuanë dhe disa mijëra euro cash.
Një operacioni antidrogë i Policisë italiane në Pistoia, pas nëntë muajsh hetime, nisura që dhjetorit 2021, nxorri në dritë një trafik droge në Valdinievole, në Montecatini dhe zonat përreth, që drejtohej nga shtetas italianë, shqiptarë, tunizianë dhe marokenë.
Operacioni nisi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm me urdhër të prokurorit publik i cili ka koordinuar hetimet.
Krahas arrestimeve, u kryen kontrolle edhe për katër persona të tjera.
Në operacione morën pjesë edhe patrullat e Parandalimit të Krimit “Toscana” dhe qentë e antidrogës nga Firence.
Një pjesë e aktivitetit u zhvillua edhe në territorin e provincave të Firences dhe Lucca-s.