OpinionTe gjitha

Trupa e Estradës së qytetit të Vlorës përsëri në skenë

“Një masazh për ty” . Trupa e estradës së qytetit përsëri në skenë. Tashmë që nē datën 22 shkurt qytetit tonë i është kthyer buzëqeshja.Rikthehen në skenën e Teatrit “Petro Marko” të qytetit Parodistët e Vlorēs dhe këngëtarë , krijues, aktorë të estradës së Vlorës. Vetëm tashmë e kuptojmë sa na ka munguar buzëqeshja, tradita, gurra… Sapo flasim për Parodistët të vjen buzeqeshja, të kujtohen rolet e tyre kryesore në vite, meloditë e parodive të tyre…por edhe emrat e autorëve Eqerem Ferra, Lad Balla, Luftar Veshi etj emra bashkepunëtor e krijues, artistë profesionistë por , Flamur Laro,- thotë rregjizori i shfaqjes Afrim Agalliu .. ka vënë gurin themeltar në krijimtarinë e Parodistëve të Vlorës. Shfaqia “ Ka një masazh pēr ty” prek elemente reale te jetes, reagime të ndryshme sociale ku personazhet hyjnë plotësisht në role dhe si profesionistë të mirfilltë arrijnë të krijojnë karaktere që mbeten në mendje. Një bashkpunim I bukur nga Parodistet, Afrimi, Agroni e Meti, Matilda Avduli e Viktor Tahiraj, Artan Islami e Lavdie Bisha dhe Mateo Sadikaj ,Alban Merkaj, Leonard Qirjako si dhe këngëtarët Drini Kanani, Rovena Ibrahimi dhe Viktor Tahiraj sjell skeçe plot humor dhe satirë të hollë. Premierà ka si regjizor Afrim Agalliu, as. regjizor Genc Demiraj nen kujdesin e drejtorit te Teatrit “Petro Mario” Dhimitraq Furxhi .

Skenografia është moderne nga Agron Jakupi me ngjyre te pranueshme dhe të adoptueshme nga shikuesit, kurse koreografia nga Anxhela Kapllani . Hyrja dhe mbyllja e realizuar nga Afrimi e Agroni jane te bukura e plot entuziazëm, vazhdimësia e skeçeve me ngjarje nga e para e cila I përshtatet një situate tek emisioni “E diela Shqiptare” vazhdon në gjithë gjatësinë e premierês me disa raste të ndryshme por kthehemi nē retrospektive tek fshatari e beu e me satirë te fortë pothuajse Çajupiane . Preken elementet e shoqerisë e sociale, situata e personazhe. Mirëpo kombinimi i ngjarjeve me këngën vlonjate është shumë I bukur e në harmoni me vijueshmerinë . Karakteret dhe përshtatja me rolet është e gjetur, dhe “masazhi I trurit” nga I cili vuan shoqëria pothuajse I lexueshëm nga skeçi ne skeç. “Kenga e Nenes” kompozuar nga Artur Dhamo e interpretar aq bukur nga Viktor Tahiraj i saporikthyer ne atdhe është një mesazh dashurie dhe dhimbsurie për nënën. Mesazhi më i bukur është se artistët nê këtë qytet janë ende këtu, edhe arti trasmetohet në breza. Ata prezantohen denjesisht në gjuhën e krijimit, qytetarizmit dhe me publikun. Qytetit tonë I është kthyer buzëqeshja, por edhe besimi tek vlerat e Artit, tek dedikimi dhe aftesitë profesionale të aktorëve, artistëve dhe aftësitë organizative tê tyre. Sigurisht edhe spektatorët e shperblejnë dhe vlerësojnë artin dhe vlerat , e kjo duket se ende , çdo natë Teatri “Petro Marko” i qytetit është plot. Nga Anila Toto

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: