Një i ri shqiptar dhe një italian janë ndaluar nga policia, pasi efektivët vunë re një erë të fortë hashashi që vinte nga automjeti me të cilin ata po lëviznin.

Nga kontrolli i parë që bëri policia bashkiake, u gjetën 16 gramë hashash, sipas mediave italiane.

Agjentët më pas kontrolluan shtëpitë e dy të rinjve dhe në garazhin e makinës, një Audi A7, u gjetën rreth 2.6 kg hashash të ndarë në 26 pako, si dhe 23 thasë me ushqyes për kanabisin, THC. Brenda shtëpisë u gjet edhe një sasi e vogël droge. Gjithashtu, janë sekuestruar 790 €, një scacciacani (riprodhim i një pistolete Beretta FS 98) me të shtëna përkatëse, një shufër dhe një thikë.

I riu, i cili akuzohej për të gjithë drogën e sekuestruar, u la në arrest shtëpie. Po vijojnë hetimet për përfshirjen e subjekteve të mëtejshme aktive në prokurimin dhe tregtimin e lëndës narkotike dhe për burimet e furnizimit të saj

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.