Nga tetori i këtij viti studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të kenë mundësinë të pajisen me diploma të dyfishta.

Falë marrëveshjes që ky Universitet ka bërë me Universitetin e Tuscias në Itali studentët e UMSH-së do të mund të kryejnë deri në dy simestra në Itali dhe në fund të studimeve të pajisen me dy diploma që mbajnë vulën e dy Universiteteve.

“Kemi zhvilluar tashmë një marrëveshje të asaj që ne e quajmë diplomë të dyfishtë, është një tipologji e një projekti ndërkombëtar. Është mjaft interesant pasi lejon studentët të qëndrojnë në Universitetin e tyre. Studentët shqiptarë qëndrojnë në Shqipëri por do të kenë një periudhë qëndrimi në Uiversitetin e Viterbos një apo dy semestra dhe më pas do kthehen në Universitetin këtu në Tiranë. Në fund do të marrin dy tituj njëkohësisht. Ky është një program interesant për t’ju dhënë një karakter ndërkombëtar studimeve, për tu dhënë edhe më shumë punësimi dhe jashtë Shqipërisë” thotë Simone Severini, zv/Rektor i Universitetit të Tuscias, Itali.

Fushat e bashkëpunimit në këtë programe do të jenë disa, ku orientimi është veçanërisht drejt atyre më të kërkuarave në tregun e punës.

“Do të jetë një bashkëpunim i fortë në fushën e shkencave agrare, biologjisë dhe ekonomisë. Në këtë të fundit, në fushën e ekonomisë do të nisë në tetor në Universirtetin Mesdhetar në Tiranë. Studentët që do të vijnë në Viterbo do ti kenë kostot e mbuluara nga programi Rasmus+ dhe do të mund të zgjedhin një nga gjuhët, italisht apo anglisht për programet që do të ndjekin.”

Ai theksoi se për këto programe kostoja e studentëve do të financohet nga BE dhe mundësitë e punësimit në tregun ndërkombëtar do të jenë më të mëdha./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *