Lajme

Varfëria, jemi të parët në Europë! Unicef: E vuajnë 18 mijë fëmijë

Shqipëria ka normën më të lartë të fëmijëve që jetojnë në atë që njihet si varfëri multidimensionale, në të gjithë Europën.

Në këtë përfundim arrin një raport i publikuar së fundmi nga Unicef.

Ky raport vlerëson se, në vendin tonë janë rreth 18 mijë fëmijët që jetojnë në varfëri, dhe kjo përkthehet në 2.1% të totalit të fëmijëve në vendin tonë. Një normë e tillë, as që i afrohet vendeve europiane.

Madje, në Shqipëri fenomeni është më i përhapur edhe se në vende si Shteti i Palestinës, Jamaica, St.Lucia, Tailanda, Meksika apo Kirgistani, sa për të përmendur disa.

As me vendet e tjera të rajonit në këtë drejtim nuk ka garë.

Maqedonia është ndjekësja më e afërt e Shqipërisë në rajon, por me një normë më shumë se dy herë më të ulët, në vetëm 0.9%. Më pas ndjek Bosnje Hercegovina po me 0.9%, Mali i zi me 0.6% dhe Serbia me 0.4%.

As në terma absolute, pra për totalin e fëmijëve që jetojnë në varfëri, asnjë prej vendeve të rajonit nuk mund të krahasohet me Shqipërinë. Pjesë e listës janë vetëm vende të pazhvilluara dhe prania e Shqipërisë së bashku me të gjitha vendet e tjera të rajonit në këtë listë tregon realisht diferencën e theksuar me Europën.

Siç duket qartë nga tabela, në listë përfshihen në pjesën dërrmuese vendet e Afrikës, Amerikës së Jugut, Azisë juglindore dhe Azisë perëndimore.

SCAN

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: