LajmeTe gjitha

Vëllezërit plagosin me thikë 22 vjeçarin

Sipas informacioneve mësohet se gjatë ditës së sotme dy vëllezër kanë qëlluar me thikë 22 vjeçarin Xhulio Rodestani.

I riu goditur më thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Vaun e Dejës pas një sherri të momentit. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodres dhe është jashtë rrezikut për jeten.

Në njëftimin paraprak të Policisë së Shtetit: Më datë 13.02.2018 rreth orës 12:35 ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ka ndodhur një konflikt ku ka mbetur i plagosur me mjete prerëse (thikë) shtetasi Xh. R. 22 vjeç banues në fshatin Mjedë.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku dhe kanë bërë të mundur në kohë rekord, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të dy autorëve të dyshuar, shtetasit A. P. 40 vjeç dhe K.P. 30 vjeç (vëllezër).

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: