Te gjithaTeknologji

Vetura ushtarake amerikane me rrota të veçanta, ndërrojnë formë nga e rrumbullakëta në trekëndësh

Agjencia DARPA që merret kryesisht me pajisje ushtarake, ka prezantuar rrotat e reja të veturës ushtarake amerikane e njohur si Humvee (Hummer).

Këto rrota janë pjesë e projektit GXV-T, që ka për qëllim prodhimin e pajisjeve që do t’ua lehtësonte punën ushtarëve në vijën e parë të frontit, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet vetura ushtarake e cila derisa lëviz rrotat e saj, nga forma e rrumbullakët marrin formë e trekëndëshit dhe anasjelltas.

Në shikim të parë duket si një skenë nga filmat fantashkencë, por një projekt i tillë pritet të merr dritën e gjelbër në të ardhmen, dhe të fillojë prodhimin serik të rrotave të ndryshojnë formën, por që janë të përshtatshme për të gjitha terrenet gjatë luftimeve të ashpra.


Loading…

Show More

Related Articles