Dyshohet se ka njerëz të zhdukur në Cantiano, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaro Urbinos, i goditur nga shirat e dendur që i kanë shndërruar rrugët në përrenj të vërtetë dhe ka marrë para dhjetra makinat.

Telefonat nuk funksionojnë dhe kryebashkiaku Alessandro Piccini i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasditen e sotme.

Në disa zona uji ka mbuluar katin e parë të ndërtesave.

Disa lumenj vërshuan, duke përfshirë Buranon. “Një shpërthim uji po godet Cantiano – jep alarmin kryetari i bashkisë -. Disa lumenj kanë vërshuar. Uji ka pushtuar rrugët qendrore të qytetit. Disa zona tashmë janë zhytur në ujë. Rrjeti rrugor komunal është ndërprerë në disa seksione. Rruga shtetërore është mbyllur.

Një tjetër emergjencë u raportua në Pergola, gjithashtu në provincën e Pesaro Urbinos, ku një familje u strehua në katin e fundit të një shtëpie dhe kërkoi ndihmë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.