Policia Kufitare e Shëngjinit ka bllokuar tre “Jet ski” dhe i ka gjobitur drejtuesit e tyre. Në vazhdën e kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të qarkut të Lezhës, policia ka konstatuar në det te Rana e Hedhun, tre mjete lundruese “Jet ski” që janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë verifikimev, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve

Në vijim të veprimeve, të tre drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative 10.000 dhe 20.000 lekë bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1 si dhe u bllokuan mjetet.

Policia Kufitare e Shëngjinit tha se është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve ee turistëve dhe i fton të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 për çdo rast nevoje për ndihmë apo të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *