Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka kërkuar heqjen e licencës ndaj firmës së pastrimit, me arsyetimin se nuk kryen funksionin sipas kontratës dhe ka sabotuar sezonin turistik. Vetëm disa ditë më parë, Leli u gjobit për keqmenaxhim të mbetjeve urbane.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar në lidhje me akuzat për keqmenaxhim të situatës me mbetjet urbane.

Në prezantimin e mjeteve të reja të pastrimit, Leli ka kërkuar që organet kompetente të heqin licencën e firmes se pastrimit Duka.

Sipas Lelit, kjo firmë ka kohë që nuk e kryen funksionin e saj sipas kontratës.

Dritan Leli shprehet kjo firmë ka sabotuar punën, në pikun e sezonit turistik, ndërkohë që ai si kryebashkiak kërkon vetëm pastërtinë e qytetit.

Ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit disa ditë më parë gjobiti kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli për keqmenaxhimin e situatës me mbetjet urbane, me arsyetimin se nuk janë marrë masat e duhura./SYRI

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.