Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat, në rrethin e Vlorës.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të djegë kryesisht shkurre që ka mali i Dukatit. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve por dhe banorë.

Ditën e sotme ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës, ku para dy orësh në Jonufër zjarrfikësit kanë shuar një tjetër vatër zjarri.

Sipas zjarrfikëseve kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe personat që kërkojnë të mbijë bari i ri i vendosin zjarrin, por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *