1662 nxënës më pak janë këtë vit në Vlorë. Nga një vit më parë kur janë regjistruar rreth 13,962 këtë vit janë 12,300 nxënës.

Ndërsa në një shkollë në Lapardha, është regjistruar vetëm një nxënës.

Një numër në ulje referuar sipas kreut të arsimit Irena Toshkallari e lidhur me situatën në përgjithësi në të gjithë vendin.

Për herë të parë në bankat e shkollës u ulën 880 nxënës ndërkohë që në tre shkolla do të zhvillohet mësimi me dy turne.

Ndërkohë në tre shkolla do të shikohet mundësia për të krijuar shkolla të mesme të bashkuara kjo edhe për shkak të nxënësve të pakët.

Në Vlorë janë 43 shkolla publike dhe 11 private, ndërsa në Selenicë janë 14 shkolla qendër edhe 10 shkolla vartëse./Top Channel

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.