VLORË– Lefkotheia Karasa, banorja 81 vjece e fshatit Nartë të Vlorës pas konfliktit për një ndërtim pa leje të një kuzhine në oborrin e shtëpisë së saj me një prej familjarëve të saj është kallëzuar në polici dhe më pas në gjykatë për ndërtimin pa leje. Pas vendimit të gjykatës, policia e Vlorës ka zbarkuar në zonë dhe sipas 81 vjeçares e kanë futur me forcë në makinën e policisë. Karasa jeton e vetme në fshat dhe shprehet se ka frikë tashmë të dalë nga shtëpia, jo vetëm nga frika e policisë, por edhe e familjarit që ka ngjitur.

“Toka është e vjehrrit, kishte 8 fëmijë dhe ai vdiq i ri la një tufë kalamajsh. Kjo shtëpi është e imja, e kemi rregulluar ne me djemtë që jetojnë në Greqi, është shtëpi e re, s’ka 2 vjet, ka kushtuar. Duam të bëjmë një kasolle, unë e kisha një të madhe, dhe bëmë edhe një të vogël. E ka bërë denoncimin komshia, unë nuk i kam prishur punë asgjë, ajo më prishi mua, ajo më prishi gardhin, ishte burri im, e vrau ai me lopatë me gur, erdhi djali dhe e morri djali në Greqi. Policia më mori me forcë, nuk më kanë thënë ta prish, unë e kisha në tokën time, gjyqin e kemi fituar”, tregon 81-vjeçarja.

Fqinja e saj, me të cilën janë të afërt pasi burrat i kanë kushërinj mes njëra tjetrës, është shprehur se ndërtesa nuk është kotec për pulat, por kuzhinë. Sipas saj, ajo e ka bërë në gjykatë kallëzimin për ndërtimin pa leje me argumentin se i dëmton shtëpinë.

“Unë nuk e them emrin. E kam denoncuar jemi nëpër gjyqe. Tani më datë 28 kemi seancën e radhës. E kam denoncuar para 2-3 vitesh se muri i asaj më bie te çatia ime. Mbante delet aty, e prishi atë dhe erdhi u ngjit këtu tek unë, që të mos prishë pamjen e shtëpisë. Koteci nuk bëhet kështu, bëhet i vogël. Unë dua që ta heqë ndërtesën nga këtu dhe të pushojë sherri. Se me ka prerë çatinë. Renato Konomi ka lidhje në bashki më ka thënë unë ha dhe pi me të medhenjte, ai ka njerez une s’kam njeri”, tregon ajo.

Konflikti ka dy vite që ka nisur dhe tashmë i takon gjykatës të vendosë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *