Lajme

Vlorë/Arrestohet në flagrancë një shtetase e cila drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkolike

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasen Amazona Sherifi, 24 vjeçe, banuese në Vlorë.

Arrestimi i saj u bë në rrugën “Zenel Mura” Vlorë, pasi kjo shtetase duke drejtuar automjetin tip “Renault” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar dy pasagjere që ndodheshin në këtë mjet E.Sh dhe A.A, të moshës 21 vjeçe të dyja, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: