Prangosja e një të riu nga policia e Vlorës ka shkaktuar momente tensioni në Lungomare.

E dashura e të riut në shenjë proteste ndaj arrestimit është përplasur me policinë duke i goditur që ti lirojnë të dashurin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Pavarësisht kësaj, i riu u mor me furgonin e policisë ndërkohë që skena mblodhi rreth vetes shumë kureshtarë për të mësuar çfarë po ndodhte.

Pas shoqërimit të djalit në polici mësohet se vajzës i ka rënë të fikët. Ajo është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *