Një 40-vjeçar ende i paidentifikuar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, pasi ra nga lartësia e një bordure.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në shkallët e Kuzum Baba-së,

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.