Policia Vlorë, ka vënë në pranga një person pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së xhiros ditore në një hotel në Sarandë.
po ashtu uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
DVP Vlorë
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit G. Xh., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në hotelin e një shtetasi, në lagjen nr.1, Sarandë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.