Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 3 skafistët e arrestuar në kuadër të operacionit “Syri”, të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e Shtetit, dy ditë më parë.

Arbër Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjec të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës, dolën sot përpara togave të zeza.

Gjatë këtij operacioni, që u zhvillua nga ajri, toka dhe deti, u arrestuan dhe dy shtetas ukrainas, që tërhoqën lëndën narkotike me një anije turistike, ndërkohë që është shpallur në kërkim Gregor Likaj.

Lënda narkotike ishte ndarë në 153 pako, teksa në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. /Euronews Albania/

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.