18 leje drejtimi janë pezulluar në një javë nga Policia Rrugore, e cila ka vijuar kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia informon se, janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 4 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë vendosur gjithsej 1100 masa administrative, nga të cilat: 340 për tejkalim shpejtësie; 58 për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 53 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 14 për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 161 për parakalime të gabuara; 284 për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit dhe 190 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.