“Zemër labërie” është projekti që ka filluar zbatimin në fshatin Vajzë dhe Ploçë, të bashkisë Selenicë në Vlorë.

Ky investim u bë i mundur nëpërmjet skemës së grandeve të Programit të Zhvillimit Rajonal (RDPA), financuar nga qeveria zvicerane dhe qeveria austriake.

Bashkia e Selenicës bën të ditur se “qëllimi i këtij projekti është rikualifikimi urban i sheshit të fshatit Vajzë dhe zonës përreth si një hapësirë multifunksionale. Zona në fjalë ka burime të shumta natyrore, trashëgimi të pasur historike dhe kulturore dhe destinacione me potencial për t’u kthyer në atraksione turistike”.

“Ky projekt synon përmirësimin dhe promovimin e potencialit natyror të zonës, zgjerimin dhe fuqizimin e potencialit ekonomik si dhe kultivimin dhe shpalosjen e potencialit social dhe kulturor të zonës, Pjesë e projektit është edhe rehabilitimi dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike”, informon bashkia.

Me anë të projektit “Zemër labërie” do të nxirren në pah dhe promovohen vlerat tradicionale, kulturore e turistike të këtyre dy fshatrave./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.