Mesi i shtatorit e gjen bregdetin e Vlorës me turistë të shumtë, kryesisht të huaj. Të ardhur nga Polonia, Ukraina, por dhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit e cilësojnë këtë muaj, periudhën më e mirë për të pushuar për shkak të klimës dhe çmimeve të arsyeshme krahasuar me sezonin veror.

Bregdeti në këtë periudhë të ofron një farë qetësie të pamatë.

“Jam nga Ukraina. Është shumë mirë këtu, gjithçka mire.”

“Jam nga Polonia. Kam ardhur vetëm për pushime. Vlora është perfekte, do të blej ndonjë apartament këtej. Është vërtetë vend I mire. Koha është shumë e mire dhe dielli po shkëlqen, deti është I ngrohtë, gjithçka është perfekte.”

Edhe pse kemi hyrë në vjeshtë turistët po e shfrytëzojnë shtatorin për plazh favorizuar dhe nga moti i ngrohtë./Shqiptarja.com

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.