Kulture

Vlorë/Virgjil Kule nderohet me titullin e lartë:“Personalitet i Shquar i Labërisë”

Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Labëria” “Nderi i Kombit” vlerësoi sot gjatë një aktiviteti në sallën “Rilindja” të Universitetit “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës zotin Virgjil Kule me titullin e lartë: “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Merrnin pjesë anëtar të kësaj shoqate, intelektual të qytetit, miq dhe simpatizant të zotit Kule etj.

Ceremoninë e ka hapur zoti poeti Alber Habazaj, njëri nga anëtarët më aktiv të kësaj shoqate, i cili ka ftuar për të folur kryetarin e degës së Vlorës të kësaj shoqate zotin Ahmet Demaj. Më pas fjalën e ka marrë Kryetari i Bashkisë së Vlorës zoti Dritan Leli, i cili u kujtojë të pranishmëve rrënjët e Virgjil Kule tek shtëpia e gjyshit të tij Sotir Kule përballë godinës së ish gjyqit të vjetër në Vlorë.

Ai vlerësoi lartë kontributin e zotit Kule në gazetari, histori me librin “Kryqtari i Fundit” kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut si dhe dhe dokumentarët turistik dhe historik, ku të pranishmit patën fatin të ndiqnin disa sekuenca nga dokumentari i Virgjil Kules kushtuar festimeve madhështor e të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Kanë folur më pas zoti Çlirim Hoxha, rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Profesor Roland Zisi etj.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Labëria” Prof. Ago Nezha i dorëzoi zotit Virgjil Kule titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”.

Zoti Kule falënderoi për këtë vlerësim dhe premtoi se edhe në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë në vendet skandinave do të bëjë të gjitha përpjekjet për rritjen e turistëve nordik në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: