Lajme

Vrasja në Shkodër, ja çfarë ka zbuluar policia

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.

Fatbardh Lici, 53 vjeç është ekzekutuar në një lokal në lagjen ‘Kiras’ të qytetit verior.

Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë, por dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

Lici dyshohet si një nga personat që ka marrë pjesë në vrasjen e Astrit Kurmemaj, disa vite më parë. Ky i fundit njihej si një nga të fortët e Shkodrës.

Ndërsa policia thotë se deri më tani ka mundur të zbulojë vetëm një makinë të djegur, që besohet se ka lidhje me ngjarjen.

Informacion Paraprak nga Policia e Shkodrës:

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Loading…

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: