Lajme

Vrasjet që tronditën vendin, revoltohet Majlinda Bregu: Kanuni thoshte se gruaja e prifti nuk vriten! Të paaftë…

Ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka reaguar pas ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit ku 2 femra janë vrarë nga burrat e tyre.

Në një reagim në Facebook, Bregu shkruan se sot ka një genocid që quhet “Femicid”.

Gratë shqiptare sipas Bregut, po vriten dhe shoqëria është e paaftë për të ndërhyrë dhe reaguar.

Ish-ministrja në qeverinë Berisha, ka sjellë edhe një krahasim kanunor ku thuhej se gruaja dhe prifti nuk vriten.

Reagimi i plotë:

Gruaja dhe prifti nuk vriten”,- thoshte edhe Kanuni! Komunizmi nuk kurseu, por vrau e masakroi edhe gra! Genocidi sot eshte Femicid! Nuk kam fjale te reja per te gjykuar edhe më, paaftesine tone te spikatur si shoqeri per te menaxhuar konfliktet, per te pranuar humbjen, refuzimin. Nuk kam fjale te reja per te rithene se sa e pamundur do te jete lufta kunder dhunes e vrasjes se grave e vajzave ne rast se nuk konsiderohet prioritet kombetar.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: