Masakra e Cetinjës ku mbetën të vrarë 11 persona mes tyre sulmuesi dhe 2 fëmijë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria e Lartë e Shtetit kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, duke thënë se detajet se si ka ndodhur tragjedia e madhe dhe si është vrarë Boriloviç, do t’i shpallin sapo t’i vërtetojnë faktet.

Tre nga katër të plagosurit që ndodhen në spital janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre është në gjëndje më të rëndë për jetën.

Rreth orës 15:30 të 12 gushtit 2022, 34-vjeçari me inicialet V.B. nga Cetinja ka qëlluar me armë në drejtim të një familjeje, anëtarët e të cilës ishin qiramarrës në shtëpinë e tij, në vendbanimin Medovina.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau njëmbëdhjetë vjeçarin në derën e shtëpisë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic. dritare.

Pasi i ka vrarë, ai ka telefonuar babanë dhe bashkëshortin e tyre, Millosh Martinoviçin dhe i ka thënë: “Unë kam vrarë familjen tënde dhe timen”, citon media malazeze Vijesti.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ka qëlluar banorët e lagjes, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviçit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar – Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun, 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviç vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviç, (37) dhe më pas dajën e tij Goran Gjurishiç 54 vjeç, e më pas duke zbritur në rrugë vrau edhe fqinjët, motrat Aleksandra 52 vjeç dhe Danijela Radunoviç 51 vjeç.

“Për momentin nuk është e qartë se çfarë e shtyu autorin ndaj këtij krimi të rëndë.

Vuk Boriloviç, 34 vjeçari nga Cetinja, autori i krimit të rëndë fillimisht refuzoi të dorëzohej dhe pse ishte i rrethuar dhe qëllua më pas për vdekje nga një bashkëqytetar i tij. Trupi i tij është dërguar në morg dhe sipas informacioneve jozyrtare ai ka plagë të shumta me armë zjarri. Ekspertët do të përcaktojnë se si u vra dhe nëse u qëllua nga një armë e vetme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.