Teknologji

WhatsApp sjell opsionin e shumëpritur nga të gjithë

Platforma më e madhe e mesazheve, WhatsApp ka sjellë opsionin e ri që pritet të ‘dashurohet” nga të gjithë.

Bëhet fjalë për bisedat grup audio dhe video që pritet ta duan të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, sidomos ata që gjithmonë kanë një ose më shumë grupe chat-esh në inbox-in e tyre.

Ky funksion lejon që të flasin 4 veta njëkohësisht, pavarësisht vendndodhjes. Sipas kompanisë, ky opsion mund të funksionojë edhe nëse nuk ka lidhje të mirë interneti.

WhatsApp ka më shumë se 1.5 miliardë përdorues në muaj, të cilët bëjnë mbi 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon nëpërmjet aplikacionit.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: