Në Korçë tradita e përgatitjes së zahireve për stinën e ftohtë të dimrit ruhet ende. Familjet thonë se shumë prej ushqimeve kanë veti kuruese.
Petka, dromka, trahana, komposto e turshi janë vetëm disa nga zahiretë që kanë përgatitur për dimrin e gjatë Vjollca dhe Robert Mustaka.
Në familjet korçare kjo traditë ruhet ende.
Vjollca thotë se përgatitjen e tëmotjeve e ka trashëguar nga e ëma.
Për çdo vit gjatë shtatorit dhe tetorit burrë e grua bëjnë gati ushqimet për ditët e ftohta ku siç thotë Vjollca shumë prej tyre kanë veti kuruese.
Detyrat në familje i kanë të ndara.
I zoti i shtëpisë, Roberti merret veçanërisht me prodhimin e rakisë.
Përgatitja e zahireve është një traditë e amvisave shqiptare ndër shekuj.
Dikur i përgatisnin për të kursyer e ndërsa sot ato që ende mbajnë traditën gjallë i përgatisin për të pasur ushqime të shijshme e të shëndetshme gjatë stinës së ftohtë./oranews