Kulture

Zamir Mati: E vërteta për përplasjen me sovjetikët në Bazën e Vlorës dhe historia e flotës tonë

Intervistë me Zamir Mati në prag të botimit të libër-albumit për Flotën Luftarake Detare 1945, 15 gusht, 1992.

Agron Gjergji-Çfarë është ky libër?
E kam shkruar në pranverën e vitit 2014 dhe tani kam vendosur ta botoj.
Është libër albumi për traditën luftarake detare iliro-shqiptare në shekuj, ku dallohen disa flota luftarake e midis tyre Flota Luftarake Detare 1945-15 gusht-1992 si një nga flotat më të arrira të kësaj tradite.

Agron Gjergji-Pse ky libër album?
Zamir Mati
Në rradhë të parë kam lindur në familjen e një detari dhe kam kaluar fëmijërinë pranë kantjerit detar në qytetin bregdetar të Durrësit, aty ku edhe bazohej një nga njësitë e Flotës Luftarake Detare Shqiptare qysh me krijimin e saj më 15 gusht 1945.
Jam rritur duke parë të rritej e të forcohej edhe Flota Luftarake Detare, jo vetëm me anije nga më modernet të kohës por edhe me shkollat e detarisë që përgatisnin detarë në specialitete të shumta por edhe oficerë e komandantë të anijeve luftarake por edhe të anijeve tregëtare e ato të peshkimit.
Kam njohur detarë, oficerë detarë, drejtues dhe komandantë të kësaj flote ashtu siç kam njohur edhe bashkëpunëtorët e tim eti që për dyzetetetë vite kanë drejtuar FLD-në.
Për mua emrat e komandantëve Mark Plani, Xhemal Shani, Hito Çako, Stavri Çika, Azis Hasa, Shefqet Pinari, Guri Laze, Dashamir Ohri, Ziqiri Mero, Muharrem Llullolli, Shyqyri Çuka, Spiro Kote hero i popullit , Abdulla Hoxha, Shaqir Kapexhiu, Sezai Osmani, Seit Jonuzaj, Xhelo Banushi, Vangjel Nano, Skënder Spahivogli, Fatosh Voshtina, Tahir Hoxha, Ylber Sevrani, Pali Carapuli, Dhimitër jorgji,Ndue Jaku,Petrit Myftiu, Aleko Pojani, Skënder Doci, Beqir Gërbi, Tasim Meçe, Fitim Halili, Ylli Likaj, etj janë skalitur me gërma të arta në historinë e detarisë luftarake shqiptare.
Kam njohur anijet e reja që mbërrinin për FLD, i kam vizituar dhe lundruar me to.
Im atë ndonjëherë na merrte ne të dy vëllezërve në bazat detare e në anijet e saj.
Kam vëlla të madh ing, Ilir Matin oficer i FLD-së, teknolog i riparimit të nëndetseve.
Kam motër « Piraten », kështu e thërriste im atë Teutën qysh në vogëli.
Kam kaluar fëmijërinë në Durrës dhe kaloja ditë të tëra në dragaminat e sapoardhura apo katerat silurues ashtu si edhe në anijen shkollë «Luftëtari» e cila bregëzohej në anën e portit të peshkimit në Durrës.
Kam kujtime e ngjarje që nuk mund t’i harroj me FLD.
Ashtu si kujtoj edhe kur im atë disa muaj nuk erdhi në shtëpi por qëndronte në bazën detare të Pashalimanit e unë shkoja me një triçikël të korrierit ose Hysenin, shoferin e tij për t’a takuar dhe për të mos harruar kurrë atmosferën dhe figurën e tim eti me kapelen e kundëradmiralit dhe veshur me kominoshe. Bëhej dorëzimi i nëndetseve dhe anijeve.
Kam asistuar edhe në betimin e detarëve të rinj në Pashaliman, në kulmin e acarimit të marrdhënieve me flotën sovjetike ose më saktë me instruktorët sovjetikë, aty për herë të parë kam parë edhe Teme Sejkon.

Loading…


Agron Gjergji-Përse nënvizoni dhe i quani instruktorët sovjetikë?
Zamir Mati
Mardhëniet me sovjetikët dhe ngjarjet që ndodhën midis dy vendeve dhe midis dy flotave luftarake janë komplekse dhe duhet të njihen në të gjithë historinë e tyre.
FLD është një projekt i filluar fill mbas luftës së dytë botërore dhe mbas çlirimit të Shqipërisë.
Komanda e përgjithshme e Ministrisë së Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare cakton ish oficerin e marinës mbretërore italiane dhe komandantin e njësive partizane Abdi Mati në detyrën e parë, misionin MEDRI të ndërmarë me Komandën e Aleatëve në Mesdhe, për pastrimin dhe hapjen e rrugëve hyrëse e dalëse për portet e vendit. Njëkohësisht i caktohet detyra e paraqitjes së gjëndjes së bregdetit shqiptar me të gjithë elementët e tij.
Në bazë të kësaj gjëndje i kërkohej edhe mundësia e zhvillimit të mëtejshëm të marinës.
Në janar 1945 Abdi Mati i paraqet në prani të gjeneral major Spiro Moisiut komandantit të përgjithshëm gjeneral kolonel Enver Hoxha projektin e tij për zhvillimin e Flotës Luftarake Detare ose siç quhej at’herë Marina Luftarake Kombëtare.
Agron Gjergji-Ç’përmbante ky projekt?
Zamir Mati
Tani që njohim historinë e FLD-së e kam të lehtë të nxjerr përbërësit e projektit.
Riparimin e porteve dhe vënien në funksion të tyre.
Thirrjen për kthimin në atdhe të gjithë anijeve që ndodheshin në portet e huaja. Thirrjes i u përgjigjën si patriotë komandantët e sidomos ata me origjinë ulqinakase.
Mundësinë e nxjerrjes së motovedetave të mbytura qëllimisht prej nazistëve.
Ngritjen dhe funksionimin e kapitenerive.
Krijimin e Marinës Luftarake Kombëtare me anije, ekuipazhe, efektiv, komandë.
Njohja dhe bashkëpunimi me Kantjerin Detar të riparimit dhe ndërtimit të anijeve.
Dhe më kryesorja përgatitja e oficerëve detarë dhe shkollës së parë të detarisë për të ardhmen dhe organizimin e funksionimin e flotës luftarake, tregëtare e të peshkimit. Në vitet e para deri në vitin 1948 e gjithe marina, luftarake, tregëtare, e peshkimit varej nga Seksioni i Marinës.
Agron Gjergji-A ishte i mundur zbatimi i këtij projekti për FLD?
Zamir Mati
Pasja e një flote për mbrojtjen e vendit nuk ishte një ide e re.
Shëmbuj të shumtë kemi në historinë luftarake detare të cilat nga koha e Homerit ku i këndohet « Luftës së Trojës » dhe pëshkruhen pjesmarrja e luftëtarëve me anijet e tyre të ardhur nga Dodona dimërkeqe po ashtu në veprën tjetër të Homerit « Odisea » përshkruhet se si Fedoni prijësi i kaonëve i dha anije dhe furnizoi Uliksin. Kaonët dhe vendi i tyre është Çamëria e sotme.
Koha e Liburnëve është një tjetër zotërim në detin Mesdhe, ashtu si historianët kanë detyrë të shkruajnë duke kuptuar më mirë luftën e parë detare midis phaenikasve të veriut të detit Adriatik dhe korinthasve për zotërimin e ishullit të Korkyrës apo luftën e poleponezit kur shkak ishte qyteti i Durracium.
Askush deri tani nuk ka një studim për rezistencën dhe zmbrapsjen e kartagjenasve të fuqishëm nga Pirro i Epirit.
Kartagjenasit deshën të zotëronin gjithë Mesdheun por ata jo vetëm u zmbrapsëm, por Pirro i Epirrit i ndoqi edhe nga jugu i Italisë dhe krejt Siçilia duke i lënë vetëm në një qytet të vogël në cepin perëndimor të saj. E në këto luftra janë përdorur anijet të organizuara në flotë luftarake. Pirro i Epirit me flotën e tij zbarkoi nëntëmbëdhjetë elefantë krahas kalorësve e luftëtarëve të tjerë.
Flotë të fuqishme kishin ilirët me Teutën dhe Gentin që ndesheshin me flotën romake, kësaj superfuqie të kohëve antike. Njihet komandanti i flotës Dhimitër Fari.
Këto fakte historike përfshihen në libër albumin për traditën luftarake detare, por historia dhe faktet vazhdojnë me Skënderbeun, flotat ulqinakase dhe piratët që rruanin hyrjet në detin Adriatik, ashtu si vazhdojnë me mardhëniet e Ali Pashë Tepelenës jo vetëm ne rusët e Republikës së shtatë ishujve të Jonit , të admiralit Ushakov por edhe me kërkesën e Ali Pashë Tepelenës bërë Napoleon Bonopartit për zotërimin e krejt ishujve dalmat si dhe mardhëniet e tij me Flotën e Mbretërisë Britanike dhe me admiralët e saj të famshëm Horatio Nelson, Alexander Jon Ball, Cuthbert Collingwood apo Lordin Thomas Maitland.
Janë fuqitë e mëdha që dërguan anijet e tyre luftarake për t’i bërë presion Malit të Zi të tërhiqej nga Shkodra të cilin e kishin pushtuar për të realizuar një ide dhe ëndërr të vjetër sllavo ruse për dalje në detin Adriatik.
Në shpërbërjen e perandorisë Osmane roli i flotave luftarake të fuqive të mëdha europiane ishte tepër i rëndësishëm sidomos në ruajtjen e ekuilibrit gjeopolitik në gadishullin e Ballkanit. Njihet presioni i flotave në ngjarjet e Ulqinit në kohën e përcaktimit të territoreve në Kongresin e Berlinit.
Deti Mesdhe e sidomos deti Adriatik, kanali i Otrantos dhe deti Jon janë një hapsirë detare ku interesat e fuqive të mëdha të kohës janë ndërthurrur gjithëherët.
Mbas tërheqjes malazeze në hotelin “L’Europe” të qytetit të Shkodrës u vendos Këshilli i Admiralëve. Jemi në vitin 1913 dhe ky fakt historik duhet të na frymëzoi për të ndërtuar në këtë vend simbolik muzeun e traditës detare iliro shqiptare ide të cilën pikërisht I a kam propozuar tashmë zonjës Seida Mesi në takimin në muajin nëntor 2017, jo vetën si një funksionare e lartë e shtetit shqiptar por edhe si qytetare shkodrane .
Po në këtë hapsirë detare gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore ka një përplasje të flotave të fuqive të mëdha të kohës ashtu si edhe një zhvillim të jashtëzakonshëm të taktitave luftarake detare ku flota mbretërore italiane spikati me ndërtimin e anijeve të shpejta të quajtura MAS
Dhe të paisura me një forcë goditëse të jashtëzakonshme, silurat.
Ashtu si edhe zhvillimi dhe përdorimi i mjeteve të sofistikuara detare si nëndetëset prej flotave italiane, gjermane, angleze e austrohungareze
Në libër album kam vendosur disa faqe të cilat i ka përgatitur gjuajtësi i imazheve të nënujit, zhytësi i pasionuar Igli Pustina, anëtar i Federatës Shqiptarë të Zhytjes. Këto faqe kanë foto nga nënuji i detit Adriatik dhe Jon ku janë të zbuluara dhe të njohura deri tani 64 anije lufte, transporti dhe dy nëndetse të mbytura.
Vetë fakti i gjendjes së këtyre anijeve të mbytura tregon për historinë e hapsirës detare shqiptare .

Loading…


Ndoshta u zgjata, por po rikthehem idesë së projektit për FLD i cili duke njohur faktet e historisë merr kuptim edhe kërkesa e projektit për të patur një FLD dhe e paraqitur prej kapitenit të parë të marinës Abdi Mati që u vendos në krye të saj në 1 janar 1945 dhe si shef i seksionit të marinës pranë Ministrisë së Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare.
Ismail Qemali fillë mbas krijimit të qeverisë së përkohshme i kishte kërkuar Fuqive të mëdha anije lufte për mbrojtjen e pavarësisë.
Ismail Qemali e kishte ndjerë mungesën e forcës detare pikërisht nga luftanijet e luftës që fqinjët dërgonin e bllokonin brigjet e Shqipërisë e sidomos nga bllokimi i Vlorës prej anijeve luftarake të flotës mbretërore greke.
Po ashtu edhe qeveria shqiptare e dalë nga Kongresi i Lushnjes bëri përpjekje të siguronte kufijtë detarë dhe sidomos të luftonte kontrabandën në brigjet e saj e kështu ajo pagoi në një transaksion të dyshimtë dy dragaminat e vjetra të prodhimit gjerman tip FM1, transaksioni u bë nga një bankë rumune në Bukuresht nëpërmjet italisë fashiste e cila kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë ushtarake me Shqipërinë në vitin 1925. Dy dragaminat e vjetra gjermane të tipit FM1 mbërritën në Durrës më 25 dhjetor 1925 dhe hodhën spirancat në bregun e Currilave.
U deshën gati tre vjet dmth në vitin 1928 që të krijohej komanda e tyre dhe në krye të kishte një të huaj, oficer të marinës mbretërore italiane kapitenin e korvetës Taddei.
Po ashtu u blenë katër motovedeta amerikane të luftës së parë botërore tip «Elko» por të pa armatosura me silura dhe të ndërtuara në kantjer italian.
Ndihet në këto blerje shfrytëzimi dhe përdorimi i nevojës së qeverive shqiptare për ndërtimin e një flote për sigurimin e kufijve detarë dhe luftën e kontrabandës. Italia me eksperiencën e saj shfrytëzonte situatën koruptive të qeverive por edhe marrëveshjen e fshehtë ushtarake e cila shkonte deri atje sa që komandant të marinës të ishin oficerë italianë.
Vedetat amerikane «Elko» nuk ishin të armatosura dhe kështu roli i tyre luftarak ishte
i kompromentuar.
Qeveria e mbretërisë së Zogut sipas një gazete hollandeze thuhet se projektoi për të porositur në kantjeret italiane një kryqëzor 6000 tonë dhe me ekuipazh 300 oficerë e detarë të tipit «Alberto da Guisano» .
Por sa i përgatitur ishte ky projekt për marinën shqiptare kur ajo kishte vetëm 10 oficerë e nënoficerë dhe rreth 100 detarë për të gjithë shërbimet e saj e kryesisht ato portuale!?
Mos të harrojmë që funksioni i marinës shqiptare në atë kohë ishte me karakter patrrullimi dhe shërbimi doganor.

Loading…


Agron Gjergji-Interesante këto fakte historike, po më tej?
Zamir Mati
Në vitin 1938 Qeveria e Mbretit Zog për mungesë fondesh e mbylli marinën e saj, gjithashtu dy dragaminat e vjetra gjermane FM1 kishin dalë jashtë përdorimit prej kohësh dhe marina shqiptare rruajti vetëm një kompani marinarësh për nevojat e domosdoshme portuale.
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste solli futjen e katër motovedetave në flotiljet e tyre dhe në flamurët detarë për anijet e flotës imperiale fashiste italiane u shtua edhe flamuri i mëkëmbësit të mbretit për Shqipërinë e pushtuar.
Është në nderin e luftës së popullit shqiptar që dëshmori i parë i rezistencës kundër pushtimit fashist më 7 prill 1939 është nënoficeri detar i kompanisë së portit të Durrësit Mujo Ulqinaku Hero i Popullit.
Pushtimi nazist po ashtu motovedetat i futi në përbërje të flotiljes që komandën e kishte në bregun jugosllav dhe në fund, në kohën e tërheqjes nga Shqipëria me qëllim i fundosi dhe minoi portet e bregdetit tonë.
Kështu për projektin e krijimit të Flotës Luftarake Detare kërkohej një konceptim dhe realizim i qartë dhe i përparuar i kohës.

Loading…


Shqipëria doli fitimtare nga lufta e dytë botërore.
Fuqitë aleate kundër nazizmit tani u gjëndën në pragun e një kohe tjetër, ku dy sisteme të ndryshme do të vendosnin kufirin e tyre dhe kështu të fillonin luftën e ftohtë.
Shqipëria u gjend pikërisht në këtë kufi dhe vështirësitë e një lufte të tillë ishin të jashtëzakonshme.
Shqipëria nuk mund të luante politikën e asnjanjësisë e cila ishte vendosur nga fuqitë e mëdha në kohën e shpalljes së pavarësisësë saj.
Shqipëria u gjend në anën e kufirit ku politikën e sundonte BRSS dhe nuk mund të ishte e lirë të luante politikën asnjanjëse.
USA, Anglia dhe vendet perëndimore nuk mund të vepronin hapur në vendet e anës tjetër të kufirit. Traktati i takimit të Jalës ishte i pa diskutueshëm nga nënshkruasit e tij.
Thyerja e këtij traktati ishte lufta civile greke dhe pjesë të saj ishte edhe incidenti ose provokimi nga ana e Flotës Mbretërore Angleze për prishjen e kufirit të vendosur midis lindjes dhe perëndimit.
Monarkot grekë çfrytëzonin çdo mundësi për të kryer aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç e quajnë akoma disa qarqe nacionaliste Vorio Epiri.
Anglezët me politikën e tyre qysh në tetor 1944 kërkonin dominimin e ngushticës së Korfuzit, ose më mirë të kontrollonin Otranton, dhe preteks të zbarkimit të tyre në brigjet veriore të Sarandës, Kakome, sajuan gjoja pritën që do t’i bënin forcave gjermane gjatë tërheqjes së tyre nga Greqia. Tereni malor i Grqisë veriperëndimore dhe terreni malor i jugut të Shqipërisë e cila ishte edhe pa rrugë të mundëshme të tërheqjes së trupave gjermane dhe një zonë e gjërë larg interesave strategjike të tyre.
Anglezët mbasi zbarkuan me lejen e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar treguan qartë qëllimin e tyre për dominim të hyrjes në kanalin e Otrantos. Nga Këshilli Antifashist Nac-Çl i u kërkua të largoheshin nga bregdeti shqiptar, në Kakome, dhe ata u tërhoqën.
Anglezët mbështetën edhe Mbretërinë Greke dhe u bënë palë në gjëndjen e luftës midis Mbretërisë Greke dhe Shqipërisë qysh nga viti 1940 e më vonë.
Ata mbyllën sytë për genocidin e ushtruar nga qeveria monarko greke për popullin shqiptarë të Çamërisë, e cila në këtë kohë me anijet e saj provokonte dhe shkelte sovranitetin e Shqipërisë e cila kishte ndryshuar edhe sistemin e saj politik nga mbretëri në sistem demokratik. Mungesa e anijeve dhe mungesa e një flote e bënte të lehtë për palën greke, sidomos gjëndja e luftës e shpallur me ligj në vitin 1940 dhe e rruajtur nga mbretëria greke e nga qeveria e saj e deri më sot.
Ashtu si Ismail Qemali, Qeveria e Kongresit të Lushnjes, Qeveria e Zogut por edhe Qeveria Demokratke e Shqipërisë me anë të kryeministrit të saj kërkoj në konferencën e paqes që në dëmshpërblimet të kishte anije luftarake të Italisë fashiste.
Agron Gjergj-Në këtë situatë duhet të ketë qënë vështirë si çdo gjë e aq më tepër kur dilet nga lufta me humbje në njerës dhe shkatërrime.
Zamir Mati
Megjithë përpjekjet e tyre, anglezët, amerikanët dështuan në prishjen e asaj që ishte vendosur në Jaltë. Një kufi i hekurt dhe i pa ndryshuar deri në përfundim të asaj që ishte vendosur për ndarjen e Berlinit, dmth deri në vitin 1990.
Pikërisht fillimet për të prishur këtë mur duhet parë edhe provokimi dhe incidenti i ngushticës së Korfuzit ose siç quhet e Incidentit të Kanalit të Korfuzit i ndodhur më 22 tetor 1946 dhe që i parapriu ngjarja e zbarkimit të anglezëve në tetor 1944, kalimi i luftanijeve pa shënja dalluese në muajin maj 1946, dhe shkelja e sovranitetit të ujrave territoriale për mision pastrimi të minave i ndërrmarrë në mënyrë të njëanshme nga grupi i anijeve luftarake, dragaminave të Flotës Mbretërore Angleze të drejtuara nga aeroplanmbajtësja «Oceanic» në 12-13 nëntor 1946, shkelje për të cilën Mbretëria e Bashkuar u dënua me vendim nga gjykata e Hagës.
Po kështu, nga ky kënd duhet parë edhe lufta civile greke ku Arma Demokratike Greke mbështetej nga Partia Komuniste Greke dhe nga BRSS, Bullgaria, Jugosllavia, Shqipëria dhe e majta europiane e cila mbas luftës së dytë botërore ishte e fuqishme. Ndërsa Mbretërinë Greke gjatë luftës civile e mbështetënin vendet perëndimore me Amerikën dhe Anglinë.
Agron Gjergji-Po ju si mendoni dhe si e spjegoni këtë incident tashmë tepër të njohur ku Shqipëria u dënua nga gjykata e Hagës?
Zamir Mati
Gjykata ndërkombëtare e Hagës morri dy vendime.
I pari. Ajo dënoi Shqipërinë për mos njoftimin e minimit në ujrat e veta në kohë paqeje.
I dyti. Ajo dënoi Anglinë për shkeljen e sovranitetit të Shqipërisë në misionin e kërkim pastrimit prej anijeve të Flotës Angleze në mënyrë të njëanshme dhe pa lejen e qeverisë shqiptare.
Këto janë vendimet të marra nga Gjykata e Hagës të cilat nuk u pranuan prej të dy palëve.
Vetë vendimi i parë ishte kontradiktor me realitetin kur Mbretëria Greke ishte në luftë me Shqipërinë.
Agron Gjergji-Është shkrojtur shumë në fillim të viteve ´90 për incidentin e kanalit të Korfuzit, si e mendoni ju këtë?
Zamir Mati
Po ashtu është, ka artikuj dhe libra e opinione për këtë ngjarje.
Shumë prej tyre kërkojnë të zbulojnë të vërtetën duke u mbështetur në qëndrimet politike të partive në luftën për pushtet.
Po marr si shëmbull deklaratat inançore të Bedri Spahiut, një nga eksponentët e shtetit të asaj kohe me interpretime dhe gjoja dëshmi të sigurta për vet qënien e tij në udhëheqjen e Qeverisë Demokratike Shqiptare. (duhet të kuptojmë dhe të shprehemi me termat historikë dhe jo ideoligjikë të politikës aktuale siç shprehn shumë historian dhe artikullshkrues e opinionistë, psh. Qeveria Komuniste. Ky term nuk njihej dhe nuk përdorej në atë kohë, vetëm në vitin 1948 termi komunist mund të përdoret kur PKSh u bë e njohur dhe doli nga ilegaliteti por edhe këtu ka një spekullim sepse ajo u njoh me emrin PPSh)
Ose librin dhe artikujt e historianit Paskal Milo i cili nxitoi ti vendosë vulën ngjarjes nëpërmjet dokumentacionit jo direkt dhe të pjeshëm qysh në ditët e para të ndryshimeve politike, siç janë telegramet indirekte dhe letrat qofshin këto edhe të nxjerra nga botime ruse a shqiptare. Historiani përdor opinionet dhe gjoja logjikën në deduksionin për ngjarjen.
Mungojnë në këto raste dokumentat origjinale ushtarake të shtabit të përgjithshë , urdhëri dhe plani i misionit, kjo aq më tepër që historiani këmbëngul për sqarimin e ngjarjes dhe përcakton fajtorët. Shqiptarët dhe jugosllavët, Enverin dhe Titon, etj.
Nuk mund të ketë të vërtetë për ngjarjen e ngushticës së Korfuzit pa dokumenta origjinale direkte dhe fakte të tilla.
Arshiva e shtetit jugosllav nuk është hapur.
Arshiva e shtetit shqiptar po ashtu nuk janë shfrytëzuar dhe njohur plotësisht.
Mungojnë urdhërat ushtarak të këtij misioni.
Mungon vendosja e ngjarjes në të gjithë kompleksitetin e vet gjeopolitik dhe sidomos në hapsirën e luftës civile greke dhe gjëndjes së luftës midis dy vendeve.

Kanë dalë së fundi nga arshiva e Admilariatit të Royal Navy dokumenta origjinale të misionit të përgatitjes dhe kalimit në ngushticën e Korfuzit dhe zbulohet në to karakteri luftarak i kalimit në ngushticë dhe mënyra e sulmit ndaj bregut shqiptar. Urdhëri i ditës për misionin është kërkuar edhe në gjygjin e Hagës por paraqitja e tyre u kundërshtua nga pala angleze dhe nuk u paraqitën. Kjo ndikoi në gjykimin jo të plotë të ngjarjes por dhe në njëanshmërinë e vendimit të proçesit gjyqësorë. mosparaqitja e urdhërit dhe planit të kalimit paqësor por në formacion luftimi në ngushticë kompromentoi vendimin e gjykatës .
Po ashtu nga ekspedita amerikane e kërkimeve nënujore në vitin 2008 u zbulua në fund detin e gjiut të Sarandës, bashi i anijes luftarake HMS VOLAG R41 dhe mbeturina të anijes e paisje të saj në fund det dhe u përcaktua me GPS kordinata e vend shpërthimit të minave shumë e ndryshme nga ajo që u përdor gjatë proçesit gjyqësorë dhe shumë më tepër në thellësi të ujrave teritoriale dhe afër bregut shqiptar.
Mos saktësia e vend ndodhjes së ngjarjes pa tjetër që ndikojë në vendimin përfundimtar.
Po kështu kordinata e saktë dhe vend ndodhja e incidentit do të justifikonte edhe minimin detar në hapsirën e linjës së parë të luftës midis vendeve ( mbretërisë Greke dhe Shqipërisë) ashtu si edhe kjo hapsirë e dy vendeve në luftë të shpallur duhet të bënte më të kujdes’shëm admiraliatin e Rouyal Navy dhe Qeverinë Angleze për të mos u bërë palë në këtë situatë duke u strehuar në portet e afërta të Mbretërisë së Greqisë dhe të ndërmerrte kalime luftarake në ngushticë pa lejen dhe paralajmërim Qeverisë Shqiptare e cila me një vendim të muajit maj 1946 kishte vendosur që çdo kalim paqësor i luftanijeve të bëhej me leje dhe e paralajmëruar deri në një vendim tjetër.
Anijet luftarake si në muajin maj apo edhe në 22 tetor 1946 morrën lundrimin e tyre në rrugëkalimin në ngushticë pa shënja dalluese të kjarta dhe vetëm kur artileria bregdetare shqiptare paralajmëroi me qitje të pa arrira, ato ngritën dhe bënë të dallueshme flamurin e Rouyal Navy
Po kështu 4 luftanijet morrën lundrimin në datë 22 tetor 1946 duke drejtuar topat e tyre drejt bregut, shënjë e një lundrimi luftarak, dhe pa shenja dalluese të qarta vazhduan kursin e tyre drejtë, jo në kursin e përcaktuar ose koridorin e kalimit për kalimin paqësorë të luftanieve por duke ju afruar bregut shumë afër.
Ato përsëri mbas ndeshjes në mina ngitën dhe bënë të dukëshme shënjat dhe flamujt e Flotës Mbretërore Angleze
Humbja në këtë incident ishte tepër e rëndë , 44 oficerë e detarë të Rouyal Navy dhe pikërisht në vitin e parë të paqes në vitin e parë pas luftës së dytë botërore.
Për incidentin e ngushticës së Korfuzit ka shkrojtur dy libra dhe shumë artikuj kapiteni i rangut të parë i Forcave Detare Artur Meçollari. Ai si komandant, navigator dhe njohës i ligjeve të detit ka dhënë opinione të sakta për ngjarjen por njëkohësisht ka vlerësuar profesionalizmin e mjeshtërinë luftarake detare të kryerjes së misioneve të vështira e mbi të gjitha në fshehtësinë dhe rezultatet e saj. Misioni i minimit të ngushticës së Korfuzit për kapitenin e rangut të parë Artur Meçollari është nga misionet luftarake shëmbull në kryerjen e tij, një mision i vlerësuar si një eksperiencë e rrallë ku të gjithë elementët e tij e veçanërisht fshehtësia është një shembull ushtarak i arritur.
Ai si komandant detar ka marrë inisiativën e përkujtimit të kësaj ngjarje nga të dy vendet e përfshira por edhe nderimit të 44 oficerëve dhe detarëve të kësaj fatkeqësie duke denoncuar edhe mosbatimin e ligjeve dhe rregullave të detit për të tilla ngjarje.
Ai ka mbështetur çdo fakt, dokument dhe detaje të dala për ngjarjen e 22 tetorit 1946 ashtu si edhe vlerësoi botimin prej Ilir Matit të deklaratës së komandantit të ishullit të Sazanit të asaj kohe, koloneli Mevlan Dervishi dhe dëshminë e parë për pjesmarrje në të të anijeve jugosllave dhe kapitenit të parë të marinës A. Mati si dhe deklaratën se minimi është bërë prej tyre në datën e 18 tetorit 1946 një ditë më vonë se tentativa e parë për hedhjen e minave kur gabimisht u goditën nga artileria shqiptare dhe u kthyen për ta kryer misionin të nesërmen.

Loading…


Agron Gjergj-Ju rendisni për këtë ngjarje mjaft fakte dhe argumenta…
Zamir Mati
Faktet dhe dokumentat i ka nxjerrë koha dhe kështu edhe pse ka një vendim të gjykatës së Hagës moralisht ky vendim është krejtësisht i pa të drejtë, fajtore për humbjen e 44 jetëve të oficerave dhe detarëve anglez është politika e presioneve dhe e më të fortit e Qeverisë Angleze dhe urdhëresat e planet e miratura në kundërshtim me ligjet e detit të Admiraliatit të Rouyal Navy dhe jo Qeveria Shqiptare që ka qënë e detyruar të mbronte vendin nga lufta e shpallur 78 vjet më parë e deri më sot dhe të përballonte provokacionet dhe sulmet e organizuara dhe mbështetur prej Anglezëve në ato kohë, njëkohësisht edhe nga politika nacional shoviniste e qarqeve të caktuara dhe të njohura në greqi të cilat kërkojnë aneksimin e teritoreve shqiptare nën emërtimin Vorioepir.
Agron Gjergji-Po më tej kësaj ngjarjeje si ju e paraqisni historinë detare?
Zamir Mati
Ndoshta u zgjata por pa kuptuar këtë ngjarje nuk mund të kuptohet puna e jashtëzakonshme për ndërtimin e FLD-së në mbrojtje të Atdheut dhe nevoja e ndërtimit të një mbrojtje bregdetare ku rol do të luante FLD.
Menjëherë Seksioni i Marinës Kombëtare organizoi drejtimin dhe komandat e porteve.
Vendosi dhe riparoi faret të cilët janë të domosdoshëm për lundrimin
Aleancat e para mbas lufte ishin të përcaktuara nga traktati i Jalës, vendet e libdjes me në krye BRSS. Por për Shqipërinë ishte normale që nga këto vende mardhëniet të ishin me fqinjin e saj Jugosllavinë e cila
nën petkun e ideologjisë kishte orekse të mëdha teritoriale dhe politikë shoviniste.
Seksioni i marinës menjëherë dërgoi studentë dhe të rinjë në shkollat e detarisë në BRSS dhe një numër të konsiderueshëm stubentësh ushtarakë për shkollat detare jugosllave
Po ashtu ajo kërkoi mbasi nxjerrjes nga funddeti dhe riparimit të motovedetave e hedhjes në ujë të tyre paisjen e saj
me anije dhe mjete të tjera.
Erdhën nga jugosllavia tre dragamina druri. Ato i sollën komandantët dhe oficerët detarë të sapo përgatitur në shkollat detare të Jugosllavisë.
Mbërritën nga BRSS tre vedeta tip KM-4 të armatosura lehtë.
Mbërriti një rimorkiator i prodhimit kanadez që morri emrin «Kozma Nushi»
Ishin riparuar dragat italiane të mbetura nga lufta dhe anije të tjera.
Në dhjetor 1953 erdhën tre katerat e parë silurues prodhim sovjetik 123-B dhe në janar mbërritën edhe tre katëra të tjerë 123-B duke krijuar skuadriljen e katrave silurues të FLD të bazuar në ishillin e Sazanit.
Regjimenti drejtohej nga kapiten lejtnant i dytë Shefqet Pinari dhe nga 6 komandantët e katerave dhe oficerët drejtues e teknik të tyre.
Kjo është flotilja e parë moderne e FLD e cila do të rritej e zhvillohej mëtej.

Loading…


RP e Shqipërisë dhe BRSS nënshkruan marrëveshjen e parë ushtarake midis dy vendeve në vitin 1949 ku BRSS angazhohej të paiste ushtrinë shqiptare dhe ta modernizonte me mjete të reja. Marrëveshja parashikonte dhënies falas të ndihmës dhe mjeteve por edhe dhënien falas e furnizimin e ushtrisë shqiptare me 50% të ushqimit të saj gjithashtu edhe 50% ushqim për kafshët.
Kjo marrëveshje përsëritej me protokolle dhe vazhdoi me nënshkrim të marrëveshjeve të tjera në vitet 1957, 1959 e midis tyre është edhe marrëveshja për bazën e Vlorës dhe modernizimin e FLD e cila përfundonte në vitin 1965.
Agron Gjergji-Çfarë ishte baza e Vlorës?
Zamir Mati
Baza ushtarake detare e Vlorës është kompleksi që shtrihet gjërë në këtë rajon
Sipas marrëveshjes ajo do të përfundonte e plotë në vitin 1965.
Baza Ushtarake Detare e Vlorës përfshinte në marrëveshjen e nëshkruar :
Ndërtimin e bazimit të nëndetëseve në Pashaliman, nëndetëse që do të modernizonte FLD.
Ndërtimin dhe bazimin e nëndetseve dhe anijeve luftarake në Raguza 1, Raguza 2,
Baza e Sazanit
Baza e Shën Janit në Karaburun e quajtur pika e hapjes dhe shpërndarjes.
Pikat zbuluese nënujore të hyrjes në gjiun e Vlorës me qëndër të fuqishme aparaturash në Sazan
Bazën e karburanteve për FLD dhe depot ushtarake detare të Radhimës
Pikën e hapjes për minat detare të shpërndara në krejt rajonin.
Bazën e furnizimit me naftë dhe me ujë të anijeve ndihmëse në Ujë të Ftohtë
Sistemin e sinjalizimit me fare në pikat e skajshme të krejt bregdetit
PSV – të në krejt rajonin
Aeroportin në fushën e Dukatit për avionë bombardues pjesë e FLD
Elikopterë anti nëndetëse pjesë e FLD
Sistemin mbrojtës bregdetar të krejt rajonit
Bazat e lëshimit të raletave tokë det deri në 400 km në pllajën e Ravenës, Karaburun
Bazën e lëshimit të Raketave në pllajën e malit
të Shashicës.
Gjithë sistemin e mbrojtjes bregdetare të rajonit
Shkollat e larta të marinës dhe të aviacionit
Shkollën e instruksionit të FLD
Bazën xhenjere të ndërtimit të porteve dhe pikave të strehimit të FLD
etj.
Ajo ishte bazë ushtarake detare që komandohej me rregulloret e miratuara sipas marrëveshjeve vetëm nga komanda shqiptare.
Anijet dhe nëndetëset, 4 të mbërritura në vitin 1958, 4 të mbërritura në dhjetor 1960 dhe 4 të mbërritura në muajin janar 1961 ishin té gjitha pronë e shtetit shqiptar me të mbërritur në ujrat tona dhe ato ngritën flamurin tonë. Po kështu edhe të gjitha anijet e tjera luftarake dhe ndihmëse që do të modernizonin FLD.
Ekuipazhet e tyre sovjetike ishin në rolin e istruktorëve me mbërritjen në Shqipëri.
Sipas marrëveshjes dhe rregullores edhe uniformat ishin të FLD -së pa asnjë shenjë të Flotës Luftarake Detare të BRSS.
Sipas rregullores dhe marrëveshjeve asnjë anije apo nëndetëse nuk mund të lëvizte dhe të dilte nga bankina pa urdhër dhe planin e miratuar qysh më parë nga komanda e FLD.

Loading…


Agron Gjergji-Po diçka tjetër flitet e herë herë shkruhet për këtë bazë si bazë e përbashkët dhe bazë e nëndetëseve sovjetike !
Zamir Mati
Pikërisht është kërkesa e sovjetikëve që baza të kalonte në komandë të përbashkët dhe pas hedhjes poshtë të kësaj kërkese, kërkesa tjetër që baza të kaloj në varësi të Traktatit të Warshavës që solli edhe prishjen e marrëveshjes dhe tërheqjen e njëanshme të sovjetikëve nga marrëveshja midis dy vendeve .
Spekullimet politike jo vetëm të tanishmet por edhe të kohëve të mëparshme duhet t’u vihet përpara njohja e dokumentave dhe marrëveshjet e nënshkruara midis dy vendeve.
Ato duhet të njihen qysh nga marrëveshja e parë e vitit 1949 deri në fund të mardhënieve midis dy vendeve. Por duhet të njihen dhe lexohen edhe ato dokumenta të botuara të praktikave dhe kronologjisë për ngjarjen.
Absurditeti shkon deri aty sa në marrëveshjet e nëshkruara një nga pikat kryesore ishte mos njohja e tyre nga shtete të tjera, dhe në atë kohë, të tjera, ishin vendet e kampit socialist dhe anëtare të Traktatit të Warshavës.
Pikërisht këtë kërkuan edhe sovjetikët në kërkesën e fundit në mars 1961 që Baza e Vlorës të kalonte nën komandën e Traktatit të Warshavës dmth të shkelej marrëveshja e nënshkruar midis dy vendeve marrëveshje e cila kërkohej të ishte sekret për të tjerë.
Historianët si Ana Lalaj shkëput fjalë nga letrat midis udhëheqjes se dy vendeve apo raportet për bisedat politike dhe ndërton historinë e nisur prej tyre duke arritur në opinione dhe interpretime jo të vërteta në shërbim të partive politike që kërkojnë pushtet.
Ajo merr të shkëputura dhe të cunguara pjesë të dokumentave të dorës së dytë, fjalë të drejtuesve politike, kujtime dhe nuk vë përpara studimeve të saj marrëveshjet e nënshkruara midis dy vendeve dhe rregulloret e miraturara sipas këtyre marëveshjeve të cilat janë marrëveshje shtetërore.
Shkon deri në ofendime për pjesëmarrësit në ngjarjet dhe shkrimeve të tyre plot informacion
Kështu është rasti me kapitenin e rangut të parë ing Fatosh Voshtina prej historianes Ana Lalaj
Po ashtu është edhe shfrytëzimi prej politikanëve i ngjarjeve duke arritur në opinione jo të drejta siç është rasti kur thuhet se:
… rusët u larguan në 4 qershor sepse Hrushovi e bëri këtë i detyruar nga takimi me Kenedin në 4 qershor në Vjenë!!!!!….
Mosmarrveshjet me sovjetikët ishin ideologjike midis dy udhëheqjeve dhe kishin kohë që ishin shrirë edhe në çështjet ushtarake dhe të FLD.
Ëndrra e vjetër ruse për daljen në detin Adriatik e Jon ishte një nënshtresë edhe për politikën e superfuqisë sovjetike.
Sovjetikët si supershtet mendonin se ata mund të përfitonin dhe do ti nështronin shqiptarët duke bërë ç’të deshën me ta.
Ka akademikë që pretendojnë të filozofojnë dhe të përdorin ngjarjet e Bazës së Vlorës për interesa të tyre politike në shërbim të pushtetit. Ngjarjet e Bazës ushtarake detare të Vlorës i konsiderojnë si një ndeshje se kush do të zotërojë atë.!!!!!!
Në asnjë dokument të marrëvjeveve dhe protokolleve nuk vihet në dyshim përkatësia dhe komanda e bazës ushtarake detare të Vlorës.
Në të gjithë dokumentat efektivi sovjetik është me mbërritjen e tyre në ujrat shqiptare INSTRUKTOR dhe anijet luftarake në pronësi të shtetit shqiptar, Anijet do t’i jepeshin falas FLD dhe asnjë anije apo nëndetëse nuk lëvizte pa urdhërin dhe planizimin e komandës shqiptare.
Trilli artistik i shkrimtarëve nuk përbën të vërtetën dhe historinë e ngjarjes në bazën ushtarake detare të Vlorës. Për mendimin tim ky trill dhe veprat e krijuara janë në shërbim të ideologjise së asaj kohe.
Marrveshjet ishin nga ana juridike dhe të drejtave ndërkombëtare pa toleranca, pa ekuivoke, të qarta dhe mbronin sovranitetin e vendit në të gjithë detajet e tyre.
Projekt draftet e tyre u përgatitën nga komisione shqiptare – sovjetike me oficerë të nivelit të lartë.
Përsa i përket FLD kur njeh marrëveshjet, protokollet dhe zbatimin e tyre si dhe rregulloret bindesh për profesionalizmin dhe ndjenjën e përgjegjësisë për të mos ceduar asnjëherë dhe mos toleruar në detaje të komandimit dhe drejtimit të FLD dhe sidomos mbarëvajtjes se Bazës Ushtarake Detare të Vlorës e cila mbështetej dhe vepronte në bazë të rregulloreve që rridhnin prej marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve dhë në të gjithë pikpamjet komandohej nga komanda e FLD e RP të Shqipërisë.
Agron Gjergji-Si përfundoi kjo ngjarje ?
Zamir Mati
Kjo ngjarje përfundon si shkelje e marrëveshjeve në mënyrë të njëanshme prej sovjetikëve nga pozita e më të fortit.
Mos respektimi i tyre duke ndërprerë furnizimin për paisjet dhe materiale të tjera.
Pengesat për mosdorëzimin e nëndetëseve dhe anijeve luftarake sipas marrëveshjes dhe afateve.
Mbajtja me forcë në kantjerin e riparimeve të anijeve në Sevastopul pikërisht të dy gjuajtësve detar «Kronshtad» që sipas marreveshjes dhe planit kishin shkuar për remont
Ndërprerja e studimeve dhe kthimi nga shkollat në BRSS i studentëve ushtarakë dhe ata të FLD.
Agron Gjergji-Po sovjetikët morrën një pjesë të nëndetseve dhe anijeve luftarake.
Zamir Mati
Dorëzimi i të gjitha nëndetëseve dhe anijeve luftarake për FLD e RP të Shqipërisë përfundonte sipas marrëveshjes dypalëshe në vitin 1965.
Po kështu edhe kompletimi me avionë, helikoptarë e raketa.
Për marrjen në dorëzim të tyre sipas marrëveshjes kishte edhe protokolle për dorëzimin e efektivave shqiptarë.
Kujtojmë që vetëm për katër nëndetëset e para u deshën 3 vjet përgatitje e stërvitje e lundrime intensive.
Kontragditat ideologjike midis dy vendeve u acaruan së tepërmi por jo vetëm në ushtri dhe FLD por edhe në të gjithë sektorët e ekonomisë. Të dy vendet po shkonin drejtë shkëputjeve të marrëdhënieve diplomatike e në këto kushte edhe në prishjen totale të marrëveshjeve të cilat sillnin edhe probleme të mënyrës se si do të largoheshin edhe nga Baza Ushtarake Detare e Vlorës.
Kërkesa e kalimit të Bazës së Vlorës nën komandën sovjetike dhe mbas hedhjes poshtë të saj kërkesa e kalimit të saj nën komandën e Traktatit të Warshavës u hodhën poshtë si shkelje të sovranitetit dhe të marrëveshjeve të nëndhkruara. Tërheqja me logjikên e më të fortit nuk funksiononte dhe prej kësaj u kërkua ngritja e komisionit dypalësh për ndërprején e marrëveshjes dhe për këtë u krijua në muajin prill-maj 1961 komisioni i përbashkët. Pala sovjetika mbërriti urgjentisht në Tiranë dhe në përbërje të tij ishin drejtues të lartë të qeverisë dhe të FLD Sovjetike.

Loading…


Agron Gjergji-Atëherë si u lanë sovjetikët të largoheshin dhe pse u lanë të merrnin nëndetëset dhe anijet e tjera?
Zamir Mati
Ndërprerja e marrëveshjeve në maj 1961 do të thoshte se ato prisheshin katër vjet përpara datës së caktuar për përfundimin e Bazës dmth 4 vjet para vitit 1965
Do të thoshte që ishin marrë në dorëzim vetëm katër nëndetëse nga 12 që duheshin të dorëzoheshin , dmth duhej të përgatiteshin edhe ekuipazhet e tjerë por jo vetëm të nëndetseve por edhe të të gjithë anijeve të tjera luftarake që do të formonin e modernizonin FLD. ashtu si dhe krejt baza materiale dhe armatimi i plotë për krejt Bazën Detare të Vlorës.
Duheshin shpenzime për mbajtjen e tyre kur deri at’herë 50% paguheshin dhe furnizoheshin prej detyrimit të marrëveshjeve nga sovjetikëve.
Për këto arësye drejtuesit e FLD argumentuan se mbajtja e të gjitha nëndetseve dhe anijeve luftarake ishte një barrë tepër e rëndë për vendin dhe popullin shqiptar aq më tepër që marrëveshjet nuk ishin më në fuqi dhe ishin shkelur në mënyrë të njëanshme.
Argumenta të cilat bindën edhe drejtuesit e Shtetit Shqiptar për gjetjen e rrugës së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me sovjetikët duke theksuar mosangazhimin sovjetik dhe dashakeqësinë e lënjes në mes të marrëveshjes dypalëshe.
Kështu u lejuan të largoheshin sovjetikët.
Sovjetikët nuk lejuan të ktheheshin as dy gjuajtësit detar tip « Kronshtad » që ndodheshin në Sevastopul. Kthimi i ekuipazheve nga Sevastopuli u bë pa nënshkruar asnjë dokument për palën sovjetike dhe duke i lënë asaj kujtesën që dy gjuajtësit detar të FLD shqiptare i janë rrëmbyer nga Qeveria e BRSS dhe një ditë duhet ti kthehen Shqipërisë.
Agron Gjergji
Po mbas kësaj ngjarjeje dhe lënies së projektit të ndërtimit të Bazës së Vlorës?
Zamir Mati
Në rradhë të parë është riorganizimi i të gjithë ushtrisë dhe veçanërisht i FLD.
Forcimi i saj dhe përgatitja për të patur një FLD të aftë për mbrojtjen e Atdheut.
Projekti i mëtejshëm i forcimit, furnizimit me material e armatim dhe shtimi i mjeteve të shpejta luftarake të cilat u zgjodhën dhe u morrën nga Kina.
Duhet theksuar që edhe në marrëveshjet me Kinën të gjitha furnizimet dhe mjetet që do vinin për FLD ishin falas ashtu si edhe baza materieale, teknologjia e ndërtimit të KRAF-it
Kantjerit të Riparimit të Anijeve të FLD-së.
Për furnizimin me materiale ushtarake fillon lundrimet e saj transoqeanike anija « Vlora » dhe ekuipazhi i saj u kompletua nga oficerët e FLD gjithashtu komandant i parë i saj ishte kapiteni i rangut të dytë Guri Laze ish komandant i anijeve ndihmuese të FLD-së, kryeinxhinier i anijes u caktua ing. detar i FLD Pirro Tushi.
Në këtë udhëtim të parë transoqeanik morri pjesë edhe kundëradmiral Abdi Mati
Në muajin nëntor 1961 zhvillohet loja e përgjithshme e armatës dhe në të morrën pjesë të gjitha nëndetëset dhe anijet luftarake në krejt bregdetin shqiptar. Aftësimi i përdorimit luftarak i mjeteve detare, nëndetseve për efektivat oficer detar ishte nga detyrat kryesore që garantonte mbrojtjen e Atdheut.
Sipas marrëveshjes me kinën në vitet 60-70 u krijua një « kanal ushtarak » i cili furnizonte ushtrinë shqiptare dhe FLD.
Flota Luftarake Detare në përbërje të së cilës ishin katër flotilje u kompletua me katera silurues dhe organizimi i saj luftarak arriti të ketë mbi 100 anije dhe 4 nëndetëse në gadishmëri të plotë luftarake,
Të 42 katerat silurues të paisur me silura 533 mm dhe 450 mm kishin sejcili nga 4 mbushje luftarake.
Ashtu si dhe nëndetset me 4+2 tuba lëshimi silurash kishin nga 4 mbushje luftarake në depot e armatimit e shpërndara në krejt bregdetin.
Për riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve luftarake dhe nëndetëseve u krijuan ofiçinat pranë flotiljeve dhe KRAF në Pashaliman. Një uzinë moderne dhe me paisje që riparonte në mënyrë kapitale anijet dhe nëndetset.
Sejcila flotilje kishte shkallën enxjerrjes nga ujë për katerat silurues dhe ofiçinë riparimi.
FLD ishte një shkollë e madhe në ndihmë të ekonomisë së vendit, shkollat e saj pergatitën komandantë dhe oficerë detar për anijet tregtare dhe ato të peshkimit.
Mjetet e fundit që iu shtuan FLD janë gjuajtësit e vegjël detar, anijet patrulliese, anijet palombare që erdhën nga Kina në vitin 1975.

Loading…


Agron Gjergji-Një numër i madh ky i anijeve luftarake për një bregdet si yni?!
Zamir Mati
FLD u ndodh në kufirin më të nxehtë të luftës së ftohtë dhe ajo me profesionalizmin e saj organizimin dhe gadishmërinë e saj nuk ra asnjëherë në provokimet e kësaj lufte të tensionuar,
Hapsira detare e ujrave shqiptare ishte në hapsirën detare ku vepronin flotat më të fuqishme të botës.

Sot ka komente e opinione edhe për kufijt detarë të saj.
Komanda e FLD 1945-1992 i është përgjigjur me profesionalizëm juridik dhe detar nevojës së Qeverisë Shqiptare në ndërtimin e ligjeve të detit si për lundrimin ashtu edhe pë përcaktimin e kufijve detarë.
Kështu është përcaktuar kufiri i ujrave teritoriale i cili nga 3 milje ndryshoi në 6 milje detare si dhe nga 6 milje në 12 milje detare.
Shqipëria me përfaqësues të FLD ka marrë pjesë rdhe në konferencat për detin të OKB të cilat kërkonin rregullimin e ligjeve ndërkombëtare për detin, dhe të drejtat e vendeve bregdetare për hapsirat exluzive dhe ekonomike detare.
Nuk është i drejtë edhe opinioni i shprehur se vendimet e Shqipërisë kanë qënë paradoksale.
Për sa më sipër , kufiri detar 15 milje u vendos mbas konferencave të detit të OKB në Venezuela dhe në Zvicër ku mori pjesë edhe delegacioni shqiptar, viti 1974, 1975, dhe mbas ketyre konferencava të cilat bënin pjesë në konferenca të ndërmjetme përgatitëse drejtë Konferencës mbyllëse të vitit 1982 dhe të përfshira në emrimin Konferenca e tretë e të drejtës së detit të OKB-së
Duke respektuar konventat e deriatëhershme u ndryshua kufiri detar nga 12 milje në 15 milje , këtë ndryshim e lejonin në atë kohë traktatet e detit dhe tendeca e shumë shteteve për ruajtjen e ujrave detare në distanca shumë më të mëdha e midis tyre dallohej Norvegjia, Venezuela, Peruja, Ekuatori, Argjentina, Australia etj të cilat shtuan distastancat e ujrave territoriale të tyre deri në 200 milje.( mos ngatërojmë me ZEE, zona eksluzive ekonomike)
Ndryshimi i kufirit detar të R Shqipërisë nga 12 ne 15 milje në vitin 1976 ka qënë mbështetur në traktatet dhe konventat e detit të deriatëhershme . Është jo korekte dhe aspak e ndershme deklarata e ish oficerit të Flotës Luftarake Detare, komandantit Vladimir Beja që: …deklarimi i 15 miljeve detare ishte paradoksal… apo ishte e mbyllur, të njëjtën deklaratë bëri edhe ish presidenti Sali Berisha apo « historiani K. Dervishi rëhmirësi sipas qejfit i arkivave dhe përdoruesi si manipulator politik i tyre:
« Qeveria komuniste mbante si kufi detar, largësinë prej 15 miljesh (27 km e 780 m), në një kohë që duhej ta kishte sipas konventës së detit të vitit 1982, në 12 milje (22 km e 224 m). Komunistët, të veçuar nga bota, pa njohje me traktatet ndërkombëtare, e trajtonin kufirin detar të vendit si çështje të brendshme, të paharmonizuar me ligjet ndërkombëtare, në mbështetje të dekreteve të Presidiumit të Kuvendit Popullor të viteve 1970 dhe 1976 Shqipëria ishte në atë kohë në një qëndrim me shtete si Ekuadori, Guineja dhe Peruja, duke përbërë një katërshe problematike. Pasi nota amerikane erdhi në Tiranë, u ngrit një grup pune me 4 persona. Në përfundim, ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, la shënimin se Shqipëria do vazhdonte të vepronte me dekretin e vitit 1976. »
Këto janë deklarata politike dhe sharlatanësh . Shqipëria ka qënë pjesëmarrëse aktive e konferencës së tretë të detit që u zhvillua me disa takime në vende të ndryshme me delegacione serioze e të niveleve të larta. ( Z.Sokrat Plaka, z/ministër i Ministrisë së Jashtëme, kundëradmiral Abdi Mati komandant i FLD, etj) Konferenca për të drejtën e detit e OKB zgjati 13 vite dhe u zhvillua në disa vende.
Çdo vend ka të drejtën e kufijve të tij për tu siguruar dhe kjo është një e drejtë ndërkombëtare.
Jemi në luftën e ftohtë dhe Shqipëria ndodhet në kufirin më të ndjeshëm të kësaj lufte.
Në këtë kufi të luftës së ftohtë ndodh incidenti i parë në 22 tetor 1946. Pasojat e këtij incidente penguan njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar.
Shqipëria e kujdesshme ndërtoi një mbrojtje detare dhe respektoi pa u përfshirë në konflikte dhe incidente në këtë rajon të mesdheut. Deti Jon dhe Deti Adriatik ishte hapsirë detare ku ndërthureshin interesat e fuqive të mëdha dhe ku vepronin flotat më të fuqishme të Botës dhe flotat e dy aleancave ushtarake NATO dhe Traktati i Warshavës.
Flota Luftarake Detare gjatë gjithë ekzistencës së saj kreu detyrën në mbrojtje të interesave të Atdheut.

Loading…


Imagjinoni shpenzimet e saj vetëm në shoqërimin veri jug , jug veri të anijeve luftarake të flotave të tjera sidomos kalimi i luftanijeve në ngushticën strategjike të Otrantos.
Kështu që zgjerimi me 15 milje justifikohej me tendencen e shumë vendeve të zgjerimit të ujrave territoriale dhe sigurimit më të mirë të saj
Ky zgjerim erdhi mbas konferencën të drejtave të detit në Karakas 1973 , dhe në dy konferencat e zhvilluara në Zvicër në qytetin e Gjenevës dhe nuk ishte një paradoks por mundësia e deriat’hershme që lejonin ligjet ndërkombëtare të detit. Në këto konferenca morrën pjesë delegacionet shqiptare dhe kundëradmiral Abdi Mati, më vonë Kapiten i rangut të parë Shefqet Pinari
Më vonë duke parë këto « hapsira të traktateve » të cilat menjëherë i shfrytëzuan disa shtete konferencat e detit të OKB harritën në konventën përfundimtare të detit të vitit 1982 ku kufiri detar percaktohej në distancën maksimum 12 milje,
Mbas këtij traktati apo konvente të OKB duhet parë edhe historia dhe presionet e USA per kufirin detar prej 15 miljesh
USA akoma nuk e ka firmosur konventën e mbrojtjes së detit Montengo Bay të vitit 1982.
Percaktimi 12 milje maksimale është bërë nga konventa e detit e OKB në vitin 1982 mbas shumë viteve dhe konferencave nderkombëtare të OKB për detin.
15 gushti 1945 do të jetë gjithmonë një ditë e shënuar për popullin tonë , për historinë e tij dhe traditën luftarake detare. Një frymëzim edhe për Forcat Detare anëtare të NATO-s.
Krenaria e sotme është për Flotën Luftarake Detare 1945-15 gusht-1992 një nga flotat më të arrira të traditës luftarake detare iliro-shqiptare në shekuj
Është krenari i gjithë kuadri drejtues i kësaj flote
Është krenari efektivi oficer detar i kësaj flote
Është krenari komandantët e shumtë të anijeve, katrave dhe nëndetseve të kësaj flote
Është krenari plotësimi i detyrave dhe mbi të gjitha e mbrojtjes të Atdheut
Është krenari sepse Flota Luftarake Detare 1945-15 gusht-1992 shërbeu atdheut në linjën më të nxehtë të luftës së ftohtë duke mos qënë shkaktare e incidenteve të mundëshme të kësaj lufte
Është krenare se pati shkollën e detarisë që e ëndëronin rilindasit tanë dhe që përgatiti mbi 1200 oficerë detarë e komandantë anijesh luftarake, tregtare e peshkimi.

Është krenar se trashëgoi oficerë detarë, komandantë anijesh, anije e nëndetëse një flote të re e cila ka një flamur tjetër dhe është antare e traktatit të NATOs në shërbim të vendit dhe Paqes.

Gëzuar të nderuar komandantë dhe oficerë detarë të FLD dhe sot të Forcave Detare ditën e 15 gushtit 1945 gëzuar këtë ditë midis familjeve tuaj që ruajnë kujtimet më të mira për FLD
NderimFlotës Luftarake Detare 1945-15 gusht-1992./Dritare.net

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: