Nertil Buzi me origjinë nga Fieri është 30 vjeçari që prej më shumë se një jave ishte marrë peng nga 7 bashkombas të tij në Londër.

Ai u lirua këtë të dielë, pikërisht në limitet e kohës së vendosur kusht nga keqbërësit ndaj familjarëve të tij, ndaj të cilëve kërkonin 400 mijë paund për ta liruar të riun.

Denoncimi është bërë nga vëllai i Buzit, ndërsa Policia shqiptare, ka shkëmbyer informacione me partnerët britanik, për lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Autoritetet disponojnë edhe emrat e autorëve të përfshirë dhe që shtatë prej tyre kanë rënë në pranga, por nuk janë bërë ende të ditur për shkak se çështja është në hetim.

30 vjeçari është dhunuar nga pengmarrësit, dhe i janë bërë video që u dërgoheshin familjarëve si paralajmërim që nëse nuk plotësohej kërkesa e tyre do ta ekzekuonin.

Sipas informacioneve për mediat, një nga pengamarrësit e arrestuar është një vajzë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *