Lajme

Zbulohet kompania që importoi filetot e pulës nga Brazili, skandali nuk mbaron me kaq

Çështja e produkteve të mishit me Salmonelë nga Brazili, po bëhet çdo ditë dhe më e nxehtë.

Pas njoftimit dy ditë me parë nga AKU, për kthimin mbrapsh të një ngarkese prej 27 tonësh (një kontenier) drejt Brazilit, me fileto pule që rezultoi me Salmonelë, AlertNews.al ka mundur të mesojë kompaninë importuese, sasinë e vërtetë dhe c’është me e keqja, kompaninë ku është blerë në Brazil, nga e cila Bashkimi Evropian ka ndaluar importet.

Sipas burimit, bëhet fjalë për një ngarkesë prej 54 tonësh, pra dy kontenierë, njëri me fileto pule dhe tjetri me pula të plota.

Të dy kontenieret kanë rezultuar me ngarkesë të lartë salmonele dhe janë kthyer mbrapsh, për në vendin e origjinës.

Kompania importuese është AMG Food, dhe sipas burimeve të AlertNews.al, dërguesi i mallit është kompania BRF Brasil, ndërsa produkti fileto dhe pula, është branduar me emrin “Sadia”.

Ky eksportues brazilian është bllokuar para 2-3 muajsh nga strukturat zyrtare të BE-së për të mos eksportuar në Evropë, si pjesë e skandalit me mishin në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, për kompaninë importuese AMG, vetëm brenda vitit 2018, është rasti i 5 apo 6 që ngarkesat i rezultojnë me ngarkesë salmonele.

Ja njoftimi i plote i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: