Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai ka pësuar lëndime të lehta. Njoftimin Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.
Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e Zelenskyt ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.
Mjekët që shoqëronin zotin Zelenskiy, i dhanë drejtuesit të automjetit privat ndihmë urgjente dhe e futën atë në një ambulancë.
Pak minuta pasi zoti Nykyforov bëri njoftimin në Facebook, zyra e presidentit Zelenskiy publikoi videon e fjalimit të tij të përnatshëm.