KultureTe gjitha

Zenel Cana, ishte i vetmi i grupit të Alush Lleshanakut që u arrestua duke qenë i plagosur

Zenel Cana

Ishte i vetmi i grupit të Alush Lleshanakut që u arrestua duke qenë i plagosur. Ai ishte bërë pjesë e forcave antikomuniste në emigracion pas arratisjes. Pas lufte ai u dërgua për të kryer shërbimin ushtarak në zonat kufitare me Greqinë. Zeneli u arratis nga Shqipëria në zonën e Leskovikut në maj 1948 së bashku me Musa Meminin dhe Dedë Vocin. Fillimisht ka shkuar në kampin e Llavrosit në Greqi e më pas, në mars 1949 është nisur në kampin e Santa Faras në Itali. Në lidhje me çastet e arrestimit të tij, 28 maj 1951 para hetuesit Niko Paskali ai deklaron: 

Fotografia e Kastriot Dervishi
“Në fillim të tetorit 1950 unë jam kapur nga forcat e policisë së Kuçovës në pyllin e Gegës në këtë mënyrë: forcat më kanë rrethuar afër shtëpisë së Hamit Lames. Para hapjes së zjarrit më lajmëroi djali i Hamitit, Xhaferri, që unë të dorëzohesha, pasi isha i rrethuar nga policia. Unë kundërshtova dhe i thashë që nuk dorëzohem. Pasi unë nuk u binda, ai iku. Nga larg, një polic më thirri duke më thënë se të dorëzohesha se isha i falur. Unë u përpoqa të dilja nga rrethimi. Policia hapi zjarr dhe unë shtiva 3-4 herë me beretë, pastaj u plagosa në fyt. Kështu u kapa i gjalla”.
Zeneli u dënua me 15 vjet burgim. Fotografia tregon Zenelin në hetuesi.

Nga Kastriot Dervishi

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: