OpinionTe gjitha

Zgjedhjet lokale në Preshevë me 24 dhjetor!

Shkruan: Refik HASANI

Tani fushata ka pushuar e cila ishte paksa më e ashpër se zakonisht pasi ishin zgjedhje të parakohshme.

Dita e nesërme uroj të kalohet sa më qetë dhe pa zhvillime që i dëmtojn këto zgjedhje,qytetarët të votojn lirshëm dhe të shprehin vullnetin e tyre në mënyrëm më demokratike.

Të votojn atë që mendojn që më së miri është zëri dhe më së miri i përfaqësojn interesat e tyre të lagjës, fshatit dhe Komunës. Qytetarët duke treguar bindjen dhe vullnetin e tyre më së miri do të jenë vendimmarrës.

Vëzhguesit, komisionerët të luajnë rolin që ju përket,kështu mbrojn votën e lirë së bashku me mediat dhe anëtarët që jan kandidat dhe garojn për këtë legjislativ të Komunës së Preshevës.

Një përkujdesje e të gjithëve do të duhej që ky proces i nesërm zgjedhor të fillon dhe mbaron ashtu si është më së miri.Duke u mbyllur ky proces hapet rruga pa vonesa që të çertifikohen këto zgjedhje.

Të gjitha jan këto në mënyrë zingjirore në mënyrën më demokratike duke u pranuar rezultati zgjedhor e duke mos humbur kohë rreth koalicionit-duke reflektuar funksionimin në interes të gjithëve,për ta kompenzuar kohën e humbur.

Zgjedhjet e nesërme në Preshevë do të duhej të pasqyrojn për të funksionuar të gjitha hallkat e përgjegjësisë dhe qytetarët të ken vetëdijen e lartë se jetojn në Serbi.Legjislatuara e këtyre zgjedhjeve të nesërme duke përfshir edhe Kryetarin dhe Kryesuesin e Kuvendit i presin shumë punë e detyra.

Të gjitha partit politike dhe kandidatët e pavarur nuk kan patur nevoj që të shtyhen e fyhen duke shpenzuar aqë energji në mesë veti, por fokusin të drejtojn në përmisim të kushteve të përditshme që përballen. Presheva ishte dhe mbetët ndihmesë dhe bartëse e shumë proceseve edhe në interes të hapsirava tjera shqiptare.

Qytetarët e Preshevës duke votuar nesër do të bartin përgjegjësin te të zgjedhurit e tyre.

Përbërja e kësaj legjislature së bashku me Kryetarin e Preshevës bashkërisht duke u harmonizuar, koordinuar edhe me Medvegjë e Bujanoc do të mundë të këmbëngulin në realizim të drejtave të plota në kuptomin individual dhe koloktiv.

Nëse vazhdohet ashtu të ndarë e të përqarë do të jetë shumë e dëmshme për mirëqenjen e kësaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe do të trashet diskriminimi

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: