Lajme

Zjarr i madh në Lezhë, panik të banorët

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e lagjes ‘Nënë Tereza’ në Lezhë.

Mësohet se është djegur një sipërfaqe e madhe kallamishtes, por flakët rrezikojnë edhe banesat.

Banorët e lagjes ‘Nënë Tereza’ janë përfshirë nga paniku, për shkak edhe të tymit, por edhe zjarrit që po afrohet.

Në vendin e ngjarjes janë dy zjarrfikëse që po mundohen të fikin flakët.

Dyshimet janë se zjarri ka rënë për shkak të djegies së mbeturinave.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: